web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

50,000 pemë në vetëm një orë/Zbuloni cili është vendi më i lumtur por edhe më misterioz në botë

7 Maj 2019, 11:53, Kuriozitete CNA

Nëse doni ta vizitoni këtë shtet, do të mërziteni pafund nga procedurat pasi janë shumë të zgjatura, por nëse vendosni ta vizitoni do të mahniteni. Qyteti misterioz i Butanit ndodhet midis Indisë dhe Kinës në Azinë Jugore, ishte i pa zbuluar nga turistët deri në vitin 1974.

Zbuloni disa kuriozitete për këtë qytet misterioz por edhe më të lumturin në botë:

1-Në Butan, është e ndaluar të martohesh me një të huaj. Mbreti kujdeset që të ruajë veçantinë dhe izolimin e vendit nga pjesa tjetër e botës. Gjatë ceremonive martesore, murgjit lexojnë mantra.

2-Për t?u kujdesur për qetësinë shpirtërore, në vitin 2008 u formua Komiteti i Lumturisë. Për më tepër ekziston edhe Ministria e Lumturisë, që përcakton ekuilibrin e vlerave financiare, mendore dhe shpirtërore.

3-Në Butan, nuk ka asnjë njeri që jeton rrugëve. Nëse dikush humbet shtëpinë apo është i pastrehë, mjafton të drejtohen te mbreti Jigme Khesar Namgyel Wangchuck, i cili menjëherë kujdeset për t?iu dhënë një copë tokë, ku të mund të jetojnë. E qartë pse njerëzit e konsiderojnë veten shumë të lumtur.

4-Deri në vitin 1999, në Butan ishte e ndaluar rreptësisht përdorimi i televizorit dhe internetit. Pasi u pa që ishte e pamundur të qëndrohej larg teknologjisë, u vendos të anullohej ligji. Pra, Butani është vendi i fundit në botë që pati kontakt me televizionin.

5- Çdo banor ka të drejtën të përfitojë kujdes mjekësor falas.

6- Vendi tregon një kujdes të jashtëzakonshëm për ekologjinë dhe natyrën. Në vitin 2015, Butani vendosi një rekord botëror duke mbjellë 50,000 pemë në vetëm një orë.

7- Njerëzit vishen me kostume tradicionale; burrat me veshje deri te gjuri, ndërsa gratë me fustane të gjatë. Niveli social i një personi dallohet nga ngjyrat e shallit të vendosur në shpatullën e majtë. Njerëzit e zakonshëm mbajnë shall të bardhë, ndërsa fisnikët dhe murgjit veshje të verdha.

8-Ndonëse turistët mund të vizitojnë vendin, mbreti nuk i lejon vizitat në të gjitha zonat. Nuk lejohen vizitat personale, pra duhet të jeni me guidë. Çmimet e hoteleve vendosen nga qeveria. Një ditë (hotel-ushqim-vizita-aktivitete zbavitëse) kushton diku tek 25,000 lekë/ditë

9-Ndalohet kultivimi dhe shitja e duhanit. Është praktikisht e pamundur të blesh duhan. Turistët duhet të kenë një sërë dokumentesh të nevojshme dhe duhet të paguajnë tarifë nëse duan të marrin cigare me vete.

10-Nuk ka trafik në kryeqytetin Thimphu, nuk ka semaforë, por kjo nuk është problem për këmbësorët. Në të gjitha rrugët ndodhen policë që drejtojnë qarkullimin.





Lajmet e fundit nga