web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U kap me drogë në Zvicër/ I riu shqiptar shpërtheu në lot para Gjykatës

3 Maj 2019, 19:36, Aktualitet CNA

Një i ri shqiptar është dënua me dy vite burg në trafik droge në Zvicër. Ndërsa i është komunikuar vendimi,  ia ka shpërthyer me lot para gjykatës.

Mediat shkruajnë se shqiptari sapo kishte mbushur 18 vjeç kur më 6 prill mbërriti në Gjenevë për te gjetur punë.

Më 29 prill ai u kap nga xhandarët e Saint-Julien në parkingun e një supermarketi në qytet duke shkëmbyer një qese heroinë me një përdorues droge, ndërsa më 2 maj u dënua nga gjykata e Thonon në Zvicër, për trafikun e heroinës dhe kokainës.

Kur u pyet nga xhandarët, i riu shqiptar tregoi vendin e tij të banimit ku iu gjetën 1.3 kg heroinë, 53 gram kokainë (80 euro për gram, me një vlerë totale prej 4240 euro), si edhe pajisje për përzierjen e drogës dhe një shumë parash: 8 135 euro si dhe 1140 franga zvicerane.

I riu shqiptar u tha hetuesve se nuk erdhi në Gjenevë për të shitur narkotikë, por ishte një bashkatdhetar i tij i cili në në një bar në Gjenevë, i ofroi këtë punë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga