LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bindja Demokratike/ Noka: Me parti fallco, nuk ka për të patur 30 qershor

3 Maj 2019, 18:52, Aktualitet CNA
Bindja Demokratike/ Noka: Me parti fallco, nuk ka për të patur 30

Ish-deputeti demokrat Flamur Noka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur mbi akuzat ndaj partisë së re, Bindja Demokratike të drejtuar nga  Astrit Patozi se ka fallsifikuar firmat e tyre për krijimin e saj.

Noka shkruan se në vend që të pergjigjet për këto fakte të rënda të fallsifikimit të firmave dhe regjistrimin e paligjshëm në zgjedhje me votën e Edi Ramës në KQZ, kjo partizë krijesë në kuzhinën e ?Rilindjes?sulmoi Partinë Demokratike, njësoj si krijuesi i saj Edi Rama, kur kapet duke shkelur ligjin.

Postimi i plotë

Keto dite me shume se per krijimin e saj lajmi eshte se qytetaret akuzojnë Bindjen Demokratike te drejtuar nga z Astrit Patozi se ka fallsifikuar firmat e tyre për krijimin e saj .

Në vend që të pergjigjet për këto fakte të rënda të fallsifikimit të firmave dhe regjistrimin e paligjshëm në zgjedhje me votën e Edi Ramës në KQZ, kjo partize krijese ne kuzhinen e ?Rilindjes?sulmoi Partinë Demokratike, njësoj si krijuesi i saj Edi Rama, kur kapet duke shkelur ligjin.

Nuk është faji i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës, që kjo partize e Rilindjes nuk i bindet ligjit, por urdhrave të padronit të ri, që ka fuqinë ta regjistrojë në gjykatë me firma të fallsifikuara dhe në KQZ, pa qenë akoma parti politike.

Urdheri politik dhe i paligjshem i Edi Ramës nuk mjafton për t?u regjistruar si parti farsë në zgjedhje.

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar nuk është parti fantazëm dhe as shtojcë dhe as nën urdhrat e Partisë Demokratike. Z Patozi kete fakt e din shume mire pasi me kryetarin e saj njihet mire sepse dikur e kemi ftuar te jete ne koalicion me PD .

Kërkesa e saj e ligjshme për të anulluar një vendim të paligjshëm të KQZ, provon se ajo është e vetmja parti e regjistruar në KQZ, që nuk kontrollohet nga Edi Rama.

Edi Rama le të krijojë sa parti të dojë, me apo pa firma fallco. Opozita shqiptare është e vendosur se zgjedhje farsë, me parti fallco, nuk ka për të patur as në 30 Qershor, as në 30 Dhjetor!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga