web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Tirana e pushtuar nga injorantët"/ Vasili sulmon Veliajn

3 Maj 2019, 17:28, Aktualitet CNA

Ish kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me vendimin e Bashkisë së Tiranës për të kthyer 5 Majin ditën e dëshmorëve edhe në ditë pastrimi.

Sipas Vasilit, bashkia e Tiranës përdhosi ditën e dëshmorëve me këtë përzjerie.

Më tej ish deputeti i LSI-së e quan këtë vendim të turpshëm dhe të paprecedent.

Postimi i Vasilit:

Turp!! 5 Majin Bashkia e Tiranes e kthen ne dite pastrimi!??

Bashkia e Tiranes e çfrenuar ne protagonizmin e saj te nje idiotesie dhe injorance qe te kall krupe perdhosi edhe 5 Majin diten e perkujtimit solemn te deshmoreve te rene per atdhe.

Duke perzjere ne 5 Maj pastrimin me perkujtimin, Bashkia e Tiranes kryen nje akt te turpshem dhe te paprecedent ndaj kesaj dite, qe ka nje kuptim dhe mesazh madhor te perjetshem.

Kete turp Tirana nuk ja ka lejuar vetes kurre,ajo i ka respektuar pafundesisht deshmoret e atdheut,ku bejne pjese edhe ata qe çliruan Tiranen e pushtuar sot nga injorantet,arrivistet dhe shperdoruesit.

Shiheni vete foton me promocionin qe Bashkia e Tiranes i ben turpit te saj ne 5 Maj./CNA.al





Lajmet e fundit nga