web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Soni Malaj përlotet gjatë emisionit, merr surprizën e papritur

29 Prill 2019, 16:47, Lifestyle CNA

Soni Malaj ishte e ftuar në emsionin e Rudinës për të promovuar recitalin e saj të parë muzikor që do të mbahet  më datë 1 Maj.

Këngëtarja ka treguar më shumë detaje rreth reciatlit si dhe ka zbuluar se pas tij do të mbajë një turne në të gjitha trojet shqiptare duke theksuar se kjo lloj performance është shumë pak e praktikuar nga këngëtarët e tjerë.

Gjatë emisionit Rudina Magjistari i ka bërë një surprizë këngëtares ku kjo e fundit nuk i ka mbajtur dot lotët.

Dy mikeshat e saj të ish-grupit ?Spirit Voice?, Elia Zaharia dhe Dorina Tiko, përmes një videomesazhi treguan se sa krenare janë që Soni do të performojë në një koncert të sajin.

Ndër të tjera Malaj tha se ato vazhdojnë të ruajnë raportet e mira dhe se kanë përgatitur një surprizë për publikun, e cila do të zbulohet më vonë.





Lajmet e fundit nga