web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasja me armë në qendër të qytetit/ Zbardhen emrat e viktimave

28 Prill 2019, 19:27, Aktualitet CNA

Një përplasje me armë zjarri ndodhi, pak më parë, në qendër të qytetit në Laçit. Policia mbërriti shumë shpejtë në vendin e ngjarjes, ndërsa u raportua se dy personat e plagosur rëndë u nisën drejt spitalit të traumës në Tiranë për të marrë ndihmë të kualifikuar.

Ndërkohë që Policia mban ende të rrethuar zonën, duke vijuar hetimin, nga ana e saj nuk jepet asnjë informacion më shumë rreth përplasjes, ku si pasojë burimet mediatike konfirmojnë ndërrimin e jetës së njerit prej të qëlluarve dhe plagosjen e një tjetri, i cili është në gjëndje të rendë i transportuar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Sipas “Report TV”, Kelvin Jushi, i moshës 45 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e plumbave të marrë, ndërkohë që kushëriri i tij, Gent Jushi, është identiteti i të plagosurt të shtruar në spitalin e Traumës.

Ndërkohë Policia tha se përveç këtyre ka edhe një të plagosur tjetër, por nuk e bëri të ditur identitetin e tij. Midis të përfshirëve në konflikt është edhe një futbollist i Laçit, raportojnë mediat, por Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, por ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të ndodhura rreth vendngjarjes./CNA.al

Lexo dhe….

Përplasje me armë zjarri në mes të qytetit/ Dyshohet për viktima





Lajmet e fundit nga