web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Banorët e Unazës së re vijojnë rezistencën/ Çuni i Fahriut i bën “gjëmen” Ramës

28 Prill 2019, 17:58, Aktualitet CNA

Banorët e zonës së Astirit në Tiranë, vijojnë të protestojnë, duke kërkuar dëmshpërblim me vlerën reale të tregut për banesat e tyre, të cilat pritet të shemben në kuadër të zgjerimit dhe rehabilitimit të plotë të Unazës së re.

Si çdo pasdite, edhe ditën e sotme, në mbështetje të këtyre banorëve ka shkuar ish-deputeti i PD-së, çuni i Fahri Balliut, Klevis Balliu.

Balliu në fjalën e tij para këtyre banorëve, vijoi të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama.

Sipas tij, nga frika, Rama çdo sekonte të jetës së tij e kalon me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

?Edi Rama çdo sekontë të jetës së tij e kalon me FNSH-në. Qindra mijëra forca policie dhe të FNSH-së shoqëruan sot Ramën në Elbasan.

Rama guxon e shkon në qytetin më të varfër të Shqipërisë, të cilin vetë e varfëroi, por qytetarët e Elbasanit i thanë largohu, zhduku?-tha ndër të tjera Klevis Balliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga