Aksidentohet në punë/ Humb jetën i riu shqiptar
Një shqiptar ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e punë...
Para takimit në Berlin me kancelaren Merkel dhe presidentin Macron, Hashim Thaçi është shprehur se do të bisedohet për mundësinë e vazhdimin e dialogut me Serbinë, që duhet të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare.
Kosova pret mbështetje për liberalizimin e vizave
“Takimi i Berlinit nuk do të sjellë një proces të ri, por do të kërkohen mundësi për zgjidhjen e problemeve, duke marrë shembull marrëveshjen e suksesshme ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë. Në takim theks i veçantë do t’i jepet mundësisë së vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, që do të sjellë stabilitet edhe më të madh në Ballkanin Perëndimor?, shkroi në profilin e tij Presidenti Thaçi. Ai pret nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron që të tregojnë mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si respektim i kontratës ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. “Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton lëvizjen e lirë si të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe kontinentit. Nëse diçka e tillë nuk ndodh, takimi i Berlinit do të jetë zhgënjyes për qytetarët e Kosovës. Në këtë takim do të kërkoj edhe dënimin e gjenocidit të shtetit të Serbisë në Kosovë, në vitet 1998-1999?, tha Presidenti Thaçi.
Të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe kryeministri Ramush Haradinaj, qeveria e të cilit vendosi taksë shtesë për mallrat e Serbisë. Haradinaj thotë se qëndrimi i tij është njohja e Kosovës nga Serbia në kufijtë ekzistues dhe se ai nuk do të pranojë ide tjera. “Delegacioni i Prishtinës nuk shkon në Berlin me tregime të vjetra, ndarje apo shkëmbim territoresh. Këto janë histori të shekullit të kaluar. Në Berlin ne do të shkojmë më shumë me atë se si për të zgjidhur çështjet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?, tha Haradinaj për mediumin publik të Kosovës. Sipas tij, situata rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë mbetet e njëjtë dhe ajo mund të hiqet vetëm përmes njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi.
LDK: Plani i mbrapshtë për korrigjim kufijsh të mbyllet si ide
Partia më e madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, nga ana e saj mendon se “Samiti i Berlinit është ngjarje me rendësi për të filluar një dinamikë të re drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në gjithë Ballkanin Perëndimor. Kështu shkroi në profilin e tij, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
“Duke e ditur qëndrimin e Gjermanise lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, besoj se plani i mbrapshtë për korrigjim të kufijve do të mbyllet si ide. Neve na duhet një marrëveshje me Serbinë që e bën përgjithmonë të pamundshëm konfliktin në mes të dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merr përgjegjesinë për krimet e bëra në Kosovë. Duke e korrigjuar kufirin nuk sigurohet një marrëveshje e tille?, shkroi Hoti.
Në Prishtinë mediet shkruajnë se Samiti i Berlinit që mbahet nën organizimin e kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron, shihet si një mundësi që vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimorë të përfitojnë nga projektet e përbashkëta. Por në muajt e fundit, sidomos që nga ndërprerja e dialogut Kosovë-Serbi dhe vendosja e taksës për mallrat serbe, ka pasur ashpërsim të tonit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me akuza dhe kundër akuza. Serbia thotë se pa u hequr taksa, nuk rifillon dialogun me Kosovën, ndërsa, Prishtina zyrtare thotë se taksa mund të hiqet vetëm kur Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës./ DW
Një shqiptar ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e punë...
Një 37-vjeçar është plagosur rëndë, pasi makina me të cilën ...
Presidenti Meta me rastin e festës së Pashkëve është takuar ...
Në kohën kur Marigleni u braktis krejtësisht nga familja, nj...
Ibrahim Lici, djali i anëtarit të Këshillit Bashkiak në Shko...
Mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, Ledina Çelo u shpre...
Një 58-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arre...
Kanë rezultuar tragjike zgjedhjet në Indonezi, ku 270 komisi...
Alba Hoxha ka vendosur që t’ju japë fund njëherë e mirë alud...
Që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, qytetarët spanjoll...
Në sezonin e verës në vendin tonë shumë lokale dhe restorant...
Alesia Bami,e njohur si ish velina e emisionit investigativ ...
Pas 22 vitesh Kolonja ka dy deputetë në Kuvend. Njëri është ...
Arlind Çaçani është deputeti i ri, i cili ka hyrë në Kuvend ...
Oriola Marashi përflitet gjithmonë për format trupore seksi ...
Vettingu në politikë, pritet të hedhë dritë mbi pasurinë e p...
Dita e sotme është një ditë speciale për të gjithë besimtarë...
Reshjet e shiut do të jenë të pranishme thuajse përgjatë gji...
Vizita e Alketa Vejsiut në fshatin Xheisonit i cili mund të ...
Këngëtarët të cilët janë motër e vëlla, Alban dhe Beatrix Ra...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...