Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Përpara se të vazhdojmë me postimin e radhës, e ndiej për detyrë të përmend se, një pjesëtar i familjes së Cicajve, mbushi këto ditë 100 vjeç. Nga ana ime i uroj edhe 100 të tjera, por … por … sa më larg lopatave! Sa më larg! Nëse dikujt do t?i duket pak i çuditshëm ky urimi im, i them që tani se nuk mund të jap më shumë shpjegime. Respektoj sekretet e çdo familjeje dhe nuk kam ndërmend të jap hollësira të mëtejshme dhe as t?i dekonspiroj ato.
E kishim lënë aty tek njohja e z. Cici me të ndjerin Aristidh Kola (nëse ka ndonjë analfabet tjetër si z. Cici, mund ta quajë edhe ai ?Kolja?), avokatin arvanitas, i cili kishte si hob edhe historinë. Ishte koha kur po nxirrte nga sirtari emrin Fatmir, me të cilin qarkullonte pasditeve në kafene të caktuara të Athinës, që frekuentoheshin nga ?arbërorët?. Kuptohet që paraditeve vazhdonte të kalonte kohën në shoqërinë e ?joarbërorëve?, sahanët e të cilëve vazhdonte të lëpinte vullnetarisht, sepse e vërteta është se askush nuk e kishte thirrur për pjatalarës.
Sa më shumë që afronte koha e diskreditimit të tij në mjediset intelektuale greke (si një pasuniversitar krejt i paaftë, që nuk ishte në gjendje jo vetëm të përmbushte kriteret dhe kërkesat e nivelit pasuniversitar, ku aspironte të diplomohej, por as të justifikonte diplomën universitare që kishte marrë me lloj ? lloj marifetesh të pandershme), aq më imperative bëhej nevoja për të gjetur alternativa të tjera për sigurimin e mbijetesës. Njohja me arvanitasin Aristidh Kola përfshihej në këtë kuadër. Kush e njeh mirë z. Cici, e di se gjysmën e jetës së tij aktive ia ka kushtuar pikërisht gjurmimit të personaliteteve të ndryshme dhe kontaktimit me ta, ndërsa gjysmën tjetër parazitizmit mbi trupat e tyre deri në gjakpirje të plotë.
Sipas atyre që shkruan vetë z. Cici (https://bizantin.wordpress.com/2017/…ristidh-kolja/), në një prej takimeve të tyre, informoi mikun e tij se kishte ndërmend të organizonte ortodoksët shqiptarë në një shoqatë, me shpresë për të hapur një kishë për ta në Athinë. Në të njëjtën kohë, i kërkoi atij të përgatiste një kumtesë për kontributin e arvanitasve në Kishën Ortodokse. Vlen të theksohet se, sipas Cicit (besoj se kështu është e vërteta), këtë ide e kishte miratuar edhe kryepiskopi i atëhershëm i Greqisë, Kristodhulos.
Përpara se të vazhdoj më tej, të sqaroj diçka, që e quaj mjaft të rëndësishme, sepse nga moskuptimi dhe padija e kësaj që do të them, janë shtrembëruar, deformuar dhe keqinterpretuar deri edhe evenimente të rëndësishme për historinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Tjetër gjë është të hapësh një kishë në diasporë, për të mbledhur besimtarët e një kombësie që të meshohen në gjuhën e tyre dhe tjetër gjë të themelosh një Kishë si institucion hyjnor, në nivelin e një Kishe vendore, e cila mund të jetë edhe autoqefale. Rasti i parë kërkon një leje nga Kisha e shtetit ku jetojnë bashkëkombësit e diasporës, një kishë ekzistuese e komunitetit vendës, që mund të huazohet për disa orë në javë, dhe një prift që të meshojë. Mjaft kisha në Amerikë dhe Evropë përdoren gjerësisht në ditët e sotme nga besimtarë të kombësive të ndryshme, që duan të meshojnë në gjuhën e tyre *deri sa të ndërtojnë një kish të tyre). Z. Cici, kur ishte prift kanonik, përdorte në Kanada një kishë ukrainase. Rasti i dytë kërkon të paktën tre episkopë, juridiksion ekskluziv, grigjë të konsiderueshme etj., etj, por mbi të gjitha, shpallje kanonike dhe njohje zyrtare nga të gjitha Kishat Orthodhokse të botës.
Nuk ka dyshim që z. Cici e kishte fjalën për hapjen e një kishe, në kuptimin e një ndërtese kulti, ku të meshohej në shqip me lejen e Kishës së Greqisë. Në këtë rast, nuk do të kishte asgjë të keqe, prandaj dhe Kryepiskopi Kristodhulos e përkrahu këtë ide, ashtu siç përkrahu, lejoi dhe mundësoi edhe emision në gjuhën shqipe në radion e Kishës së Greqisë. Për sa i përket shoqatës që donte të themelonte, kjo nuk ka asnjë lidhje me mision kishtar. Kisha ka mënyrën e vet të organizimit dhe struktura të posaçme, të cilat përcaktohen nga tradita dhe praktika e saj shekullore dhe rendi kanonik. Për të folur në gjuhën e z. Cici, funksionimi i një objekti kulti në gjuhën shqipe është një bulçi, ndërsa shoqata e shqiptarëve ortodoksë është një bulçi tjetër. Me pak, fjalë, ky mashtrues ordiner kërkonte të hante me dy bulçi njëherësh, ku njërën do ta financonin ?joarbërorët? dhe tjetrën ?arbërorët?. Me shumë më pak fjalë, ky hamës ekzotik kërkonte syleshë që t?i milte, syleshë ?pa dallim feje, krahine dhe ideje?.
Për fatin e tij të keq, shqiptarët nuk janë dalluar kurrë për naivitet. Shqiptarit nuk ia hedh dot kollaj, edhe atij më të pashkolluarit. Kam hasur në jetë shqiptar që nuk kishte bërë asnjë shkollë fillore, që nuk e dinte se ç?ishte aritmetika, por kur vinte puna që të shkonte të blinte diçka, kusurin që i kthenin e llogariste deri në qindarkën e fundit, më mirë se një profesor matematike. Individë si ky zotëria, ngatërrojnë shpesh naivitetin me zemërgjerësinë dhe bujarinë e shqiptarit, prandaj dhe sa herë që bien pre e këtij iluzioni, po kaq herë marrin edhe shuplakën e radhës, madje kaq të fortë, sa u bëjnë sytë xixa.
Në 6 shkurt të vitit 2000, në bashkëpunim të plotë me Aristidh Kolën, z. Cici mblodhi në një sallë në Eksarkia (kjo lagje konsiderohet si strofka e terrorizmit ultramajtist, ku nuk shkel këmbë polici) një grup emigrantësh shqiptarë, për të shpallur ?themelimin e kishës ortodokse shqiptare në Athinë?. Pikërisht, ky është togfjalëshi që përdor një farë Kristo Zharkalliu, mik i Aristidh Kolës, i cili përktheu edhe kumtesën e tij në këtë takim ?historik?. Personalisht nuk jam në gjendje të kuptoj asgjë të saktë nga ky togfjalësh, sepse përdorimi i fjalës ?themelim? nënkupton me domosdo Kishën si institucion dhe jo si objekt kulti, ndërsa përdorimi i shkronjave të vogla në togfjalëshin ?kisha ortodokse shqiptare? nënkupton pa diskutim një objekt kulti dhe jo Kishën si institucion hyjnor (http://www.gazetadita.al/arvanitasit…hen-ortodokse/). Nuk mund t?i vë faj, sepse këto janë gjëra jashtë sferës së profesionit të tij, ashtu si për shumë të tjerë, terminologjia e profesionit të tij është e huaj për ta. Thjesht po them se, prej fjalëve të tij, nuk arrij të kuptoj se çfarë kërkonte pikërisht të arrinte z. Cici në këtë takim.
Ndoshta mund të kuptoj diçka më shumë nga reagimi i një arvanitasi tjetër, i cili ishte i pranishëm në këtë takim. Quhet Jani Miha, asokohe profesor në Shollën e Lartë Teknike të Halkidës, por edhe studiues i historisë dhe traditave të arvanitasve të Greqisë. Gjithnjë sipas përkthyesit, pasi dëgjoi ?prokllamatën? e z. Cici, ky reagoi mjaft ashpër, me këto fjalë: Këtu ka emigrantë të krishterë dhe myslimanë. Kujt i hyn në punë një kishë e re ?ortodokse?, kur ekziston ajo autoqefale shqiptare? Pastaj, ajo që më brengos më shumë është se kush do ta financojë këtë kishë??
Duke analizuar me kujdes tre fjalitë e arvanitasit Jani Miha, kuptojmë tri gjëra:
1- Shoqata e shqiptarëve ortodoksë, që kërkonte të krijonte z. Cici, nuk justifikonte përbërjen e tij heterogjene (të krishterë dhe myslimanë).
2- Shqiptarët kanë kishën e tyre autoqefale. Sipas kanoneve të Kishës Orthodhokse Lindore, asnjë kombësi tjetër nuk mund të krijojë struktura kishtare paralele brenda juridiksionit të një Kishe tjetër autoqefale (në këtë rast, në Greqi). Gjithsesi, mund të ketë objekt kulti në gjuhën e vet, por brenda kuadrit të Kishës vendore. Shembuj strukturash paralele mund të ketë p.sh. në Amerikë (sepse nuk ka deri sot një Kishë Orthodhokse Autoqefale), por ato shkojnë drejt zgjidhjes pas dialogut mes Kishave nga të cilat varen. Gjithsesi, këto anomali janë quajtur një formë herezie, por edhe si shkelje flagrante e kanoneve të shenjta.
3) Problemi i financimit të kësaj kishe. Kush nuk e di se, pas këtyre iniciativave, që ndërmerren nga renegatë si ky Fatmir Fotaq Cici, fshihen gjithmonë interesa mëkatare? Le të kujtojmë se, në vitet që ky njeri frekuentonte ato kafenetë e Athinës, shtypi shqiptar informonte publikun se ish sigurimsat e Enver Hoxhës e kishin transferuar qendrën e veprimtarisë së tyre në Athinë dhe zhgërryheshin nga mëngjesi në darkë nëpër kafenetë e saj, prej nga ku drejtonin, ndër të tjera, edhe luftën kundër Kishës sonë. Kush nuk e di se qendra të caktuara jashtë Shqipërisë, financonin terrorizmin në Shqipëri, pjesë e të cilit ishte edhe terrorizimi i ortodoksëve dhe ndalimi i zgjerimit të radhëve të saj me besimtarë të rinj?
Në qoftë se kjo pika e fundit mund t?i duket ndokujt paksa e ekzagjeruar, le të pyesë veten se, si ka mundësi që ky njeri, sulmon sistematikisht Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Primatin e saj, Hierarkët shqiptarë, madje këta të fundit i quan ?myslimanë?, për shkak të origjinës së familjes së tyre?. Ç?ndryshim ka urrejtja e këtij njeriu ndaj këtyre hierarkëve nga ajo e Ajatollahut ndaj Salman Rushdie? Si ka mundësi që, ky ortodoks i kulluar, nuk shkel vetëm një nga porositë kryesore të Zotit që u dha nxënësve para se të ngjitej në qiell (Matth. 28.19), por edhe frytet e këtij misioni?
Të gjitha këto, të pranishmit në këtë takim i kishin të qarta, por më të qarta i kishin arvanitasit, të cilët nuk kanë lejuar asnjë lloj propagande të copëtojë hallkën kryesore të identitetit të tyre: ortodoksinë. Arvanitasit nuk janë emigrantë në Greqi. Kanë shkuar atje në kuadrin e një shteti të përbashkët, të Shtetit Bizantin, jetuan, punuan dhe luftuan në ato troje të paktën dy shekuj para pushtimit turk dhe rreth 5-6 shekuj para krijimit të shtetit grek. Janë pjesë e pandashme e atij realiteti, janë një nga elementët më të fuqishëm shtetformues.
Nuk prisnin këtë leckaman trutharë nga Nivicë ? Bubari, që t?i orientonte politikisht dhe kishtarisht. Prandaj dhe të parët që iu hodhën në fyt ishin arvanitasit. Më pas edhe gjithë të tjerët, të cilët ky njeri i quan me përçmim ?myslimanë? dhe ?komunistë?. Kush ka jetuar me arvanitas, kush i njeh mirë ata, e di se nuk janë nga ata që mund të kapen për hunde. Aristidh Kola ishte një arvanitas ateist, por edhe një nga pak përjashtimet në gjirin e arvanitasve, prandaj dhe përkrahja e tij ndaj iniciativës mëkatare të z. Cici nuk i doli për mbarë. Ishte ky vetë që i rekomandoi të largohej nga Greqia, sepse e kuptoi se opinioni shqiptar aty, duke përfshirë edhe arvanitasit, mund të shpërthente akoma më rrezikshëm kundër tij.
Z. Cici nuk e nxinte më Greqia. Këtë ia thanë të gjithë. Loja e tij tashmë ishte zbuluar. Ishte zbuluar pikësëpari loja e dyfishtë mes ?shqiptarësisë dhe grekësisë?, ose mes dy bulçive, ose e qengjit mes dy nënave. Për fatin e tij të mirë, Aristidh Kola e lidhi me Sejfi Protopapën, duke i hapur një periudhë të re mbijetese të rehatshme, d.m.th. parazitare. Do të kemi kohë të flasim edhe për këto gjëra, por tani për tani, meraku im është se si mund ta përfshijmë në historinë e kombit shqiptar këtë përpjekje patriotike të z. Cici për themelimin e Kishës Shqiptare në Athinë. Ndoshta duhet bërë ndonjë përçapje në Muzeun Historik Kombëtar. I bëj thirrje punonjësve të këtij muzeu të vendosin figurën e këtij patrioti të shquar tek mozaiku në fasadën e tij, diku në mes të atyre partizanëve të Enver Hoxhës. Në fund të fundit, e meriton!/ Forumi shqiptar
Mashtruesi me tre emra/ Pse hesht Fatmir Cici
Paga minimale në Shqipëri është 211 euro, ndërsa në Maqedoni...
Orët e para të ditës së sotme do të dominohen nga alternime ...
DASHI 21. mars – 20. prill Do jeni shume xheloze sot ju te ...
Mbajtja e zgjedhjeve të Përgjithëshme të parakohëshme është ...
Bashkia e Gjirokastrës, e cila aktualisht drejtohet nga LSI-...
Sondazhi i “GPF Inspiring Research” për garën e zgjedhjeve v...
Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, nga sondazhet e bëra, “GP...
Sondazhi i “GPF Inspiring Research”, për Bashkinë e Kukësit ...
Në Lezhë, sipas sondazhit të “GPF Inspiring Research”, depu...
Bashkia e Shkodrës, sipas sondazhit të “GPF Inspiring Resear...
Sipas sondazhit të “GPF Inspiring Research” Bashkia e Tiranë...
Bashkia e Fierit, sipas sondazhit të “GPF Inspiring Researc...
Nënkryetari demokrat Edmond Spaho ka bërë një status, ku shp...
Një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor në Korç...
Sipas sondazhit të “GPF Inspiring Research” qarku i Beratit...
Sot, lidhjet në nivelet e larta qeverisëse konsiderohen kyçe...
Partia Demokratike, sipas sondazhit të “GPF Inspiring Resear...
Ekrem İmamoğlu, kandidati i Partisë Republikane Popullore (C...
Një person ka hapur një adresë false në Facebook me emrin e ...
Nëse zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin ditën e sotme sipa...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...