web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-ministrja e Integrimit jep lajmin e keq/ Ja çfarë rrezikon Shqipëria

12 Prill 2019, 12:52, Aktualitet CNA

Ish ministrja e Integrimit, njëherazi ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka deklaruar se vendi ynë rrezikon t?i kthehet regjimi i vizave.

Në një deklaratë për mediat, Klajda Gjosha tha se krimi dhe numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria po destabilizojnë edhe vende e tjera.

?Fakti që  i kërkohet një raport qeverisë shqiptare për numrin e azilkërkuesit do të thotë që do të kërkohet rikthimi i vizave.

A ka ministri i Jashtëm dhe i Brendshëm një axhendë konkrete?

Axhenda integruese e Shqipërisë duhet të jetë mbi çdo axhendë.

Arroganca dhe krimi i shtuar në vend ka vazhduar të destabilizojë edhe vende europiane.

Rezulota që është diskutuar dje nuk duhet të jetë dhe nuk duhet lejuar të jetë një rezolutë që i bën elozhe PS-së. E rikujtoj kryeministrin që arroganca e tij është ajo që pengon çeljen e negociatave dhe të ardhmen europiane.?- u shpreh ish-deputetja Gjosha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga