web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi/ Lidhja e Ramës me kompaninë e sigurisë në Rinas

12 Prill 2019, 16:07, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka denoncuar lidhjen e kryeministrit Rama me pronarin e kompanisë ICTS.

Përmes një deklarate për shtyp, Paloka tha se Eno Bushi, avokati i Ramës ka lidhje me sigurinë në aeroportin e Rinasit.

Më tej ai shton se qeveria hesht dhe nuk bën përgjegjës kompaninë nën pronësi të avokatit të Ramës.

?Kompania ICTS Albania është përgjegjëse për sigurinë në Rinas. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin drejtor për siguritë. Të dyja kompanitë kanë ndryshuar pronar në vitin 2011 duke kaluar nga hollanezët të francezët. Në këtë kohë avokati i Ramës bëhet pronar. Për të dyja kompanitë firmos një pronar. Qeveria hesht prej 3 ditësh dhe nuk bën përgjegjëse direkte kompaninë që lidhet me avokatin e Edi Ramës. Kompania ICTS operon në Shqipëri që prej 2005 por siguria kombëtare u cënua dy herë para zgjedhjeve.

Qeveria e Edi Ramës nuk e lufton dot krimin sepse pushteti i saj buron nga blerja e votave nëprmjet krimit?,- deklaroi Paloka. /CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga