web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet skema mafioze/ Policia dhe prokuroria përfshihen në skandal  

12 Prill 2019, 13:28, Aktualitet CNA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas përfundimint të procesit gjyqësor për dosjen ?Babale? që vendosi të marrë të pandehur për kallëzim të rremë, ish- deputetin e PD, Ervin Salianji.

Në një deklaratë për mediat, Basha ka hedhur akuza të forta ndaj kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë.

Basha theksoi se kupola drejtuese e Policisë së Shtetit, prokuroria dhe SHISH janë të përfshirë në atë që ai e cilësoi si skemë mafioze.

?Kupola drejtuese e Policisë së Shtetit, prokuroria dhe SHISH janë të përfshirë në këtë skemë mafioze. Fredi Alizoti është paguar me para në dorë për të pranuar se ishte ai në video, dhe jo zëri i Agrin Xhafajt. Alizoti ka pranuar të dënohet me një vit burg, pasi është paguar për të thënë se është ai dhe jo Agron Xhafaj.

Prokuroria është pjesë e skemës mafioze të narkoshtetit. Prokuroria nuk ka guxuar as të thërrasë e të nisë hetimet, por Rama ka marrë në mbrojtje e ka promovuar zyrtarët e policisë. Sot prokurorët e cështjes dhe një gjyqtar peng i vettingut, coi në gjyq jo kriminelët, por denoncuesit e krimit. Dënoj ashpërsisht kete vendim.?-tha Lulzim Basha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga