“Kam larë pjata”/Aktori shqiptar tregon për fillimet e karrierës në SHBA
Ai është një ndër aktorët shqiptarë me një karrierë të gjatë...
AfD gjermane dhe partitë e tjera populiste të djathta duan të krijojnë një front të bashkuar në Parlamentin e ri Europian. “Lega” e Matteo Salvinit është mjaft aktive në këtë drejtim.
Në një kohë që Europa veriore është e zënë me Brexit, në jug ziejnë emocionet. Një provë gjenerale për një eveniment që fillon të hënën (08.04), por gjërat sipas radhës. Rreth 500 populistë të djathtë të rinj nga gjashtë vende perëndimore erdhën në Itali, në vendin, që po përjeton një hov të madh populist. Në takimin e ?patriotëve ndërkombëtarë” kishte ftuar ?Lega Giovani”, organizata rinore e partisë mëmë, ?Lega”.
Lega 30 vjeçare kërkon të startojë fuqishëm në zgjedhjet europiane në maj. E shanset nuk janë të këqija: Sipas sondazheve, partia e Matteo Salvinit del forca kryesore. Por Salvini do më shumë. Ai po organizon prej muajsh bashkimin e populistëve të djathtë në Europë. Rinia e partisë ushtroi ndërkohë të premten (05.04) në hotelin me katër yje në Via Palermo në mes të Romës.
“Simbol për partitë mëmë”
Qindra të rinj me botëkuptim populist të djathtë u mblodhën në Via Palermo. Po të mos e dije, se për çfarë takimi bëhej fjalë nuk e kuptoje, se çfarë fryme dilte nga ky vend. Para hotelit nuk kishte protesta, as iniciativa qytetare, as bllokime rrugësh. Brenda në sallën e konferencës ishin mbledhur të rinj me kostume blu, femrat mund t’i numëroje megihsta. Në qendër ishin kryetarët e 5 organizatave rinore të partive populiste nga Belgjika, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Austria. Damian Lohr, 25 vjeç është kreu i ?Alternativës së Re”, organizata rinore e partisë populiste gjermane, AfD. Takimi në Romë thotë Lohr është ?një simbol për partitë mëmë. Ne jemi së bashku”.
Nga tre në një?
Deri më tani populistët e djathtë në Parlamentin Europian përfaqësoheshin nga tre grupime parlamentare, EKR, ANF dhe EFDD. Në të shkuarën bashkëpunimi mes tyre dështoi për shkak të mospërputhjeve në përmbajtje, ose sepse nuk u krijua dot personalisht komunikimi i mirë. Por tani para zgjedhjeve europiane synohet të krijohet një grupim i vetëm i madh i ri. Ftesat për konferencën e shtypit në Milano i janë dërguar ndërkohë shtypit nga AfD. Si organizatorë të takimit shihen Lega dhe Salvini. Nga Gjermania do të marrë pjesë kreu i partisë, Jörg Meuthen.
Sipas raportimeve në media deri në 20 parti e grupime do të bashkohen në një ?Aleancë të Popujve e Kombeve Europianë”. Salvini planifikon edhe një tur zgjedhor nëpër Gjermani. Në Europën Lindore ai e kreu këtë tur para pak javësh. Por në Varshavë ende nuk është thënë, nëse partia populiste e djathtë polake, PiS do t?i bashkohet grupit të mobilizuar nga Salvini. Qëllimi i populistëve të djathtë është që në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve të majit ata të arrijnë të krijojnë grupin e tretë ose të dytë më të madh në PE. Prognozat janë shumë të vështira. Sepse ende nuk dihet, për shkak të Brexit, se në ç’formë do të marrin pjesë britanikët. Ata do ta ndryshonin aritmetikën e vështirë të grupimeve parlamentare. Megjithatë populistët e djathtë do të zinin një çerekun e ulëseve në Parlamentin Europian, shumë më tepër se tani.
Aleanca e re e “patriotëve”
Ndërkohë që takimi i së premtes në Romë i të rinjve populistë të djathtë tingëlloi si një uverturë e asaj që pritet. Në sallë dëgjoheshin tingujt e hitit ?Thunderstorm” të grupit AC/DC, flamujt dy metër të gjatë të Lega-s valëviteshin, në një monitor të madh shiheshin pamje të monumenteve nga kryeqytetet europiane. Davide Quadri, koordinatori ndërkombëtar i ?Lega Giovani” e bëri të qartë parullën e tij në përshëndetje: ?Make Europe great again ?- Ta bëjmë Europën sërish të madhe – kjo është kërkesa kryesore e ?Lega Giovani”. Ata që morën fjalën kishin të gjithë të njëjtat përfytyrime armiku: Brukselin, multikulturalizmin, migrantët. Për marketingun politik të rinjtë populistë dinë të përdorin edhe nocione si ?krenaria” e ?patriotizmi”. Qëllimi: Të revolucionojnë BE dhe të qeverisin.
Ndërkohë që përfaqësuesi i të rinjve të AfD-së, Lohr e cilësoi Jean-Claude Juncker si një ?klloun politik” dhe Merkelin si ?shtrigë”, përfaqësuesi i të rinjve populistë belgë të “Vlaams Belang Jongeren”, Bart Claes pas deklaratës, se askush nuk duhet të kërkojë falje asnjëherë për historinë e popullit të vet, lëshoi thirrjen: ?Jini identitarë”. Gjermani Damian Lohr nuk reagoi aspak në këtë moment. Sepse as më të ashprit tek AfD nuk do të guxonin të flisnin diçka të tillë publikisht. Kjo tani kur shërbimi i Mbrojtjes Kushtetuese i ka vënë në shënjestër. Megjithatë Lohr kishte mbetur i impresionuar nga takimi. Kaq shumë entuziazëm, kjo ka qenë e pazakontë për të. Kështu u shpreh Damian Lohr një ditë më pas në shëtitje me partnerët italianë. ?Kaq shumë emocione.”
Por a mund të ndizet nga kaq shumë krenari e patriotizëm një nacionalizëm i ri, siç ka ndodhur shpesh në histori, dhe që mund të përfshijë edhe Gjermaninë? Damian Lohr mendohet para se të përgjigjet. Ai flet pastaj për respektin e ndërsjellë dhe përgjegjësinë vetjake. Kështu mund të reduktohej rreziku i rrëshqitjes në nacionalizëm, thotë ai.
Roma dhe Brukseli – kontrasti nuk ka si të jetë më i madh: Teknokracia e BE që qëndron ulur në kryeqytetin europian në ndërtesa të ftohta moderne me xham dhe metal, dhe Roma – qyteti mijëvjeçar plot monumente, që dikur e rrezatoi ndikimin kulturor pothuajse në të gjithë Europën. Tani që nga Roma populistët e djathtë italianë duan të ndikojnë sërish Europën, por këtë herë ndryshe./DW/
Ai është një ndër aktorët shqiptarë me një karrierë të gjatë...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Kryetarja e Lidhjes së Gruas të PDSH-së, Albana Vokshi, u k...
Nga Ilir Levonja– Ky turi i fushatave për bashkinë që duam n...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Ish kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në nj...
Ish nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka në një postim në rrje...
Avokat Altin Goxhaj, ka folur rreth modeleve që propozohen p...
Deklarata e bërë nga drejtori për Euroazinë në “Zërin e Amer...
Sfidat e Konsolidimit të Demokracisë ShqiptareNga Dr. Elez B...
Presidenti, Ilir Meta, ndodhet sot në Durrës për të bërë hom...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë në një...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim m...
Pas emërimit të Ilir Metës si president, në Prill të vitit 2...
Një qytetar shkon në një “Exchange” për të kthyer paund në l...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një postim në rrjetet soc...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Një aksident ka ndodhur, disa minuta më parë, në aksin Durrë...
Partia Demokratike ka vendosur të mbajë protestën kombëtare ...
Sot është 7 Prilli, date kjo që na kujton pushtim fashist të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...