web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Serial për Marilyn Monroe/A do të zbardhet vrasja e saj?

6 Prill 2019, 12:40, Kuriozitete CNA

Marilyn Monroe vdiq më 5 gusht 1962, në moshën 36- vjeçare duke nxitur spekulime nga më të ndryshmet, që ende sot e lënë të pazgjidhur misterin e shuarjes së saj. Asokohe, mjeku ligjor deklaroi se Marilyn ishte vetëvrarë me një mbidozë antidepresantësh. Edhe pse ky ishte përfundimi zyrtar, pyetje të shumta u ngritën mbi vdekjen e papritur të aktores së famshme.

Por jeta e ikonës së kinematografisë dhe modeles së njohur në gjithë botën , do të përbëjnë tematikën kryesore të një prodhimi kinematografik nga “BBC Studios? ku do të eksplorohet gjerësisht marrëdhënia e saj me studiot e Hollywood- it dhe raportet me John dhe Bobby Kennedy- n.

Seriali do të trajtojë  tema të mëdha si pushteti, dashuria, besnikëria dhe politika.

?Në muajt e fundit të jetës, Marilyn u dashurua sinqerisht, u tradhtua, u mbush plot me shpresë cinike dhe në fund u braktis mizorisht. Vdekja ndryshoi jetët e kujtdo që përfshihej në orbitën e saj si dhe forcoi statusin e Monroe- s si një legjendë e përhershme.? u shpreh Anne Pivcevic, producente e ?BBC Studios?.

Ky serial do të mbajë vulën e producentëve Dan Sefton dhe Simon Lupton si dhe do të bazohet në një pjesë të librit të Keith Badman- it ?Vitet e fundit të Marilyn Monroe- s: Historia e së vërtetës shokuese?. Libri i Badman- it rrëfen historinë e Monroe- s parë nga perspektiva të ndryshme.

 





Lajmet e fundit nga