FOTOLAJM/ Pankartat "pikante" në protestën e 14-të kundër qeverisë
Sot është mbajtur protesta e 14-të qytetare para Kryeminis...
Sot është mbajtur protesta e 14-të qytetare para Kryeminis...
Nga Enton Palushi
– Nëse u hedh një sy mediave ndërkombëtare këto ditë të trazuara për Shqipërinë, e kupton ndoshta më mirë se po të jesh këtu se çfarë po ndodh në vend. Që nga Rai e te ZDF, nga Shpigel e te Nju Jork Tajms, të gjitha duket se bien dakord në tre pika kur bie fjala për ngjarjet në Shqipëri. Liria ua mundëson këtë.
Së pari, sipas tyre protestat në Tiranë nuk janë një rrufe në qiell të pastër dhe as një organizim i opozitës për të marrë pushtetin: Njerëzit janë derdhur në shesh të revoltuar dhe Shqipëria është e gjitha në protestë.
Së treti, protestat masive në Tiranë, por edhe në rajonin tonë, po bien në vesh të shurdhër në Bruksel.
Ndërsa dy të parat na interesojnë më shumë neve, kjo e fundit është e rëndësishme për mediat e huaja, sidomos ato europiane. Brukseli nuk është më ajo qendra gravitacionale që tërheq vendet e rajonit. Joshja e BE nuk është më së dikur dhe ky është problemi, që mund të sjellë shumë pasoja, duke nisur që mundësia që hapësira e lënë bosh nga mungesa e ndikimit të Brukselit të mbushet nga vende si Rusia, Kina, Turqia apo vendet arabe.
Mbi të gjitha, i trishtë është fakti se Brukseli dhe Perëndimi duhej të simbolizonin demokracinë dhe dashurinë për të. Jo më.
Çdokush që jeton në Shqipëri mund të ketë dëgjuar se sa shumë fonde janë derdhur nga ndërkombëtarët për të krijuar shpirtin e reagimit në shoqërinë shqiptare. Sa e sa organizata e lëvizje kemi parë, që sponsorizohen nga vendet perëndimore. Të gjitha u bëjnë një thirrje qytetarëve: Kërko të drejtat, reago, thuaj mjaft, vepro tani, dil, bërtit, ulërit, mos rri, duku etj. Cinikët mund të thonë se një investim i tillë më shumë ka mbushur xhepat e disa personazheve të shoqërisë civile. Dhe mund të kenë të drejtë pjesërisht. Të tjerë mund të shkojnë akoma më përtej: përse këto miliona janë hedhur pikërisht për këtë çështje kur me to mund të ishin ndërtuar shkolla e spitale? Pyetje interesante. Përgjigjja është e thjeshtë: sepse Perëndimi si ?dashnor? i demokracisë dhe lirisë kërkon që te njerëzit të kultivohet kultura e reagimit dhe e protestës. Ironia dhe paradoksi është se sapo ky zemërim nis e derdhet nëpër sheshe, janë pikërisht të huajt që vrapojnë si një ?zjarrfikëse? në përpjekje për të frenuar protestën.
Natyrisht pas kësaj fshihet frika se vendi mund të rrëshqasë në destabilitet. Të gjitha mësimet për reagimet, protestat, ngritjen e zërit shkojnë e treten dhe historia bëhet qesharake.
Pse, çfarë paskan pretenduar deri më tani të huajt, që njerëzit të dilnin në shesh me ca parulla të shkruara bukur, të larë dhe të veshur mirë si për ditë festash, të shpalosnin kërkesat e tyre dhe më pas qeveria buzagaz do niste plotësimin e tyre.
Si në një skenar filmash utopikë, qeverisja më e korruptuar, më autokratike dhe më e kriminalizuar në Europë do nxitonte të rriste pagat, të rregullonte shëndetësinë, të përmirësonte arsimin, të mbante zgjedhje të lira dhe të ndershme, vetëm pse njerëzit ia kanë kërkuar me mirësjellje në shesh. Pastaj krimi do zhdukej i lemerisur nga Shqipëria, ministrave do u dridheshin leqet sa të shihnin dikë me një parullë në rrugë, deputetët do ishin njerëzit më të nderuar të komunitetit, gjyqtarët dhe prokurorët do reflektonin vetëm mirësi e drejtësi nga kilometra larg. Shqipëria do mbushej plot me investime të huaja, koncesionet skllavëruese dhe varfëruese as nuk do çoheshin nëpër mend, kontratat do zbatoheshin, taksat do uleshin dhe biznesmenët do i shihje kudo të lumtur. Falë protestave paqësore.
Tregojnë një histori të vjetër me disa zyrtarë shqiptarë që kishin vizituar Uashingtonin dhe kishin kërkuar empatinë e amerikanëve për popullin e vuajtur shqiptar, që rrëshqet nga autokracia në diktaturë e anasjelltas. Në vend të saj, kishin marrë një si tip këshille, që të mos kërkojnë shumë empati kur nuk reagojnë vetë.
Për t?u rikthyer sërish se përse Perëndimi e ka të sinqertë investimin te përpjekjet që duhet të bëjnë njerëzit në kërkim të standardeve më të larta demokratike. Arsyeja është shumë më e thjeshtë nga sa e mendoni: sepse është më e lehtë të rrëshqasësh në kleptokraci, autokraci, diktaturë, kakistokraci a quajeni si të doni se sa të bëhet e anasjella. Është më e lehtë që të zhytesh në krim, korrupsion, varfëri, keqmenaxhim e abuzim sesa të bësh të kundërtën.
Natyrisht është shumë më e vështirë të ngrihesh kundër qeverive, sidomos në një vend të korruptuar si Shqipëria. Kjo edhe sepse besojeni ose jo, ekziston kaq e përhapur kultura e stigmatizimit të protestës. Ai që del në shesh është i palarë, çeçen, malok, i pagdhendur. A nuk po na thotë tenori Saimir Pirgu mos e digjni atë gomën se do i duhet të bëjë 200 mijë koncerte për të përmirësuar imazhin e shqiptarëve?
Para pak ditësh, në një shkrim citova një studiues të njohur amerikan, që mbron tezën kontroverse se padrejtësisë dhe dhunës së shtetit mund t?i përgjigjen me dhunë dhe qytetarët. Edhe Jason Brennan e thekson se më e lehtë është që të nënshtrohesh ndaj qeverisë sesa të reagosh dhe të kërkosh standarde demokratike.
A nuk ua kërkojmë fëmijëve tanë që të mësohen me vetëmbrojtjen ndaj civilëve? Atëherë, përse të mos u kërkojmë që të vetëmbrohen edhe ndaj qeverisë. Sepse vetëmbrojtja është një parim që nuk zbatohet lehtë. Sepse disa parime morale janë të vështira për t?u zbatuar. Në jetën e vërtetë, njerëzit janë shumë më të nënshtruar dhe konformistë ndaj autoritetit qeveritar. Ata janë të gatshëm të hedhin bomba, të vrasin të tjerët, të zhdukin hebrenjtë, kur urdhërohen. Por hezitojnë kur duhet të ngrihen ndaj padrejtësive politike, thotë Brennan.
Rastet janë kaq të shumta sa nuk është e nevojshme të futemi në histori. Ktheheni dy dekada më parë dhe shihni çfarë ndodhi në Kosovë.
Duam apo nuk duam ne, ky është një moment historik për Shqipërinë. Zgjedhje të parakohshme janë organizuar e do organizohen vazhdimisht në botë. Kryeministra e ministra do ikin e do harrohen që ditën e dytë kur të bien nga pushteti në Shqipëri. Mirëpo proceset dhe kultura demokratike do mbeten. Ky nuk është momenti për të treguar se kush është kundër kujt. Pozicioni natyral na kërkon që të jemi në opozitë duke kërkuar standardet më të larta demokratike. Dëmi që mund t?i bëhet shpirtit të protestës dhe përpjekjeve për të kërkuar diçka, që Perëndimi për vete e merr si të mirëqenë, mund të jetë më i madh nga sa mendohet.
Kjo është arsyeja se ndoshta lajmi më i trishtë që mund të lexosh këto ditë vjen nga gazeta italiane Avvenire që thekson se ?frika nga Europa po frenon zemërimin në sheshet shqiptare?. Pas tij vjen lajmi i trishtë dhe qesharak që Vitorio Zgarbi beson se Edi Rama përfaqëson politikën e re në Shqipëri.
Mëkat! / Mapo/
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është prononcua...
Ish-kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho i qenë ...
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, me anë të...
Gazetarja britanike Alice Taylor, është ftuar në emisionin “...
I ftuar në emisionin “Real Story”, në televizionin “Vizion P...
Ditën e sotme në media qarkulloi lajmi për mosdhënien e leje...
7 Marsi është dita ndërkombëtare e mësuesve, e për këtë nuk ...
Një sherr masiv ka ndodhur në burgun e Korydallos në Greqi,...
Senatorja amerikane, Martha McSally, veterane me një karrier...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në autostr...
Në Tiranë, një gazetare britanike bëri të ditur se zyrtarët ...
Pas sherrit banal për një makinë, Olgert Mustafa ka vrarë me...
Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën 6 611 me pro...
Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, që nuk kanë marrë...
Mjeku Zef Doda në spitalin e Lezhës, është dhunuar në krye t...
Një lidhje duhet të jetë e lehtëNjë lidhje duhet të jetë e t...
Studiuesi, Vladimir Kola në një postim në rrjetet sociale ka...
Policia italiane ka arrestuar një 33-vjeçare shqiptare në qy...
Ish-kreu i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një p...
Në një postim në rrjetet sociale, avokati Altin Goxhaj ka la...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Dhërmi....
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi së bashku me një ...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një marrë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Ukrai...
SHBA ka deportuar një grup emigrantësh në Republikën e Afr...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...