web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rehabilitimi i "Venusit"/ KLP nuk ndahet nga i ish-Sigurimsi

3 Mars 2019, 10:38, Aktualitet CNA

 Që prej më shumë se një muaji, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vijon aktivitetin ndonëse në përbërje të tij ka një bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit.

Të paktën, kështu e ka cilësuar Autoriteti i Dosjeve, prokurorin Bujar Sheshi, ndërsa ky i fundit ka reaguar me padi.

Prokurori Sheshi kaloi në tetor 2018,  procesin e Vetingut duke u rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Të qenit bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit nuk është një nga kriteret diskualifikuese te procesit të Vetingut, por është kusht për prokurorët që bëhen pjesë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku Sheshi u zgjodh si anëtar në dhjetor të viti 2018.

?Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit ?Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?, thuhet në neni 105 të  Ligjit Nr. 115/2016.

Ky Ligj deri më tani  nuk është respektuar dhe duket sikur po tentohet të hidhet mjegull mbi rastin.

KLP, ndonëse pas daljes në dritë të skandalit është mbledhur disa herë, por rastin “Sheshi” e ka lënë në të harruar.

Tani që KLP ka vendosur të bëjë mbledhjet me dyer të mbyllura, edhe ky skandal do të avullojë si të tjerët, larg syrit të medias dhe opinionit publik.

Tashmë që ndaj anëtarëve të KLP-së, po ushtrohet presion me shkarkime, duke se epilogu për rastin “Sheshi”, është dhënë.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, më herët ka thënë se pret të shterojnë të gjitha procedurat ankimore nga prokurori Sheshi, por anëtarët e tjerë të Këshillit i ka injoruar, pavarësisht konfirmimit nga Autoriteti i Dosjeve.

Ibrahimi flet në emër të KLP, për këtë çështje, por nuk e mbledh Këshillin për të ditur dhe mendimin e tij.

Në vijimësi prokurori Sheshi i cili rezultoi si karta e fundit e Arta Markut për KLP i ka mohuar akuzat.

Derisa nuk ka një përgjigje nga drejtësia edhe në lidhje me padinë e tij, të paktën duhej të ishte pezulluar dhe mos t’i lihej në dorë fati i prokurorëve.

Gent Ibrahimi duket se nuk mund ta bëjë një gjë e tillë, pasi del zbuluar, njësoj siç doli kur u fut dhe zgjodh në krye të KLP, falë kunatës së tij në Partinë Socialiste./CNA.al





Lajmet e fundit nga