web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një TEC vrasës në Korçë

27 Shkurt 2019, 08:12, Aktualitet CNA

Qyteti juglindor është përfshirë nga paniku dhe një debat i ashpër në lidhje më ndërtimin e një TEC-i më gaz në Korçë.

Prej disa ditësh ka reagime të forta nga qindra intelektualë dhe qytetarë, të cilët TEC-in, pwr tw cilin qeveria pritet tw japw lejen që të ndërtohet, e shohin si një bishë vrasëse.

Sipas shumë qëndrimeve të publikuara në rrjetet sociale ky TEC thjeshtw do ndotë edhe më tej ajrin e papastër dhe mbi norma të Korçës dhe nuk do i shërbeje aspak qytetit. Sipas aktivistëve protestues ky invetim nuk do i shërbeje Korçës për ngrohje apo nevoja të tjera, por thjesht do zëvendësojë TEC-et e Tolemaidhës në Greqi deri në ndryshimin e teknologjisë së tyre. Pra energjia e prodhuar do shkojë e gjitha jashtë Shqipërisë dhe Korçës thjeshtë do t?i mbeten shkarkimet e mëdha dhe ndotja që do shkaktojë ky TEC.

Në një reagim të disa ditëve më parë kryebashkiaku Sotiraq Filo u shpreh se ky TEC nuk lejojet të ndërtohet në Korçë në rast se nuk do i shërbeje ngrohjes së qytetit në dimër. Nga ana tjetër Partia Demokratike në Korçë ka reaguar ashpër, duke kërkuar që TEC-i të mos ndërtohet për asnjë arsye.

Ka edhe një rrymë tjetër qytetarësh që e shikojnë TEC-in si një zgjidhje të problemit të ngrohjes në qytet dhe si një investim që do ulte korstot për mijëra familje korçare, por edhe institucionet publike si shkolla, kopshte etj.

Por, në shumicë duket të jetë një aleancë aktivistësh intelektualë korçarë të cilët me argumenta po zhvillojnë betejën e tyre që TEC-i me gaz në Korçë të mos ndërtohet.

CNA.al ka mësuar se së shpejti ata do organizojnë edhe një protestë qytetare kundër ndërtimit të këtij TEC-i në Korçë, që ata e quajnë vrasës./CNA.al

TEC-i në Korçë/ Fizikanti: Korrupsion dhe genocid për popullsinë e zonës





Lajmet e fundit nga