LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

TEC-i në Korçë/ Fizikanti: Korrupsion dhe genocid për popullsinë e zonës

26 Shkurt 2019, 20:43, Aktualitet CNA
TEC-i në Korçë/ Fizikanti: Korrupsion dhe genocid për

TEC nuk do ti shërbejë banorëve të Korçës. Teknologjia e gazit Metan që firma ka zgjedhur të përdor është teknologji e vjetëruar…Objekti nuk i përcaktuar si atrategjik nuk është i tillë, por vrasës për popullsinë e zonës… Akuzar e renda janë adresuar nga  fizikanti, Vladimir Prifti, i qenë prezent në TV “Fax News” për të folur mbi projektin e ndërtimit të një termocentrali me gaz në Korçë, shumë afër zonave të banuara.

Prifti e vlerësoi alarmant ngritjen e këtij objekti dhe faktin që Korça është përcaktuar si një objekt strategjik, ndërkohë që nuk ka asnjë leverdi dhe nuk do të përfitojë asgjë nga ndërtimi TEC-it në këtë zonë, pasi sipas tij firma ka nënshkruar në kontratë që  e gjithë energjia do të eksportohet jashtë vendit.

Sipas tij me ndërtimin e këtij TEC-i për shkak të përdorimit të gazit Metan do të ketë genocid të popullsisë në zonë.

Prifti gjithashtu shpjegoi dhe problemet që do të sjellë për mjedisinin ndërtimi i një TEC-i me gaz në këtë zonë ku deklaroi se do shkatërrojë mjedisin.

Ai deklaroi se teknologjia e gazit metan, që ka zgjedhur firma që të përdoret është një tekonologji e vjetëruar që ka kohë që është eleminuar në vendet e Europës.

?Në aplikim ka hyrë vetëm testi me gaz i cili do të djegë 700 milionë metra kub metan dhe do të çlirojë 700 milionë metrakub gaz karbonik në përbërjen të të cilit do të hidhet monoksid karboni që janë apsolutisht të dëshme për njëriun dhe veç dëmve të tjera që janë me tonelata që janë fusha elektro mangetike e shtrirjes së kabllit të tensionit të lartë, oxhaku, zhurmat.

Teknologjia e gazit Metan sot në Evropë, po eleminohet me teknologjinë e solarëve dhe paneleve diellore dhe prodhimin e energjisë elektrike më erë. Pra nuk është teknologjia më e avancuar sot për sot në botë siç pretendohet  nga firma. Gjermania mendohet që ti heqë fare nga përdorimi TEC-i me qymyr guri, me naftë me metan.

Më alarmante është fakti se është përcaktuar si objekt strategjik, pasi asnjë leverdi nuk ka jo vetëm Korça, por edhe Shqipëria. Asnjë kilovat orë energji elektrike nuk do të përdoret për në Shqipëri e tëra do të dalë jashtë Shqipërie. E gjith kontrata që ka lidhur sipërmarrësi i kësaj firme e tillë është, që do të thotë asnjë kilovat i energjisë elektirike nuk do përdoret për nevojat e Shqipërisë dhe të Korçës. Kjo mbetet thjeshtë një sipërmarrje private e huaj dhe nuk kishte si të hynte si objekt strategjik. Në këtë objekt strategjik, janë bërë disa paragrafe të themi, se shkelja e këtyre predispozitave të objektit strategjik bën që ky objekt të anullohet nga qeveria.

Përfaqësuesit e firmës kanë hedhur hapin e parë pa bashkëbiseduar me banorët e fshatrave që preken nga ky ndërtim. Nga dy biseda ambientalistët kanë ngritur disa shqetësime që kanë qenë mangët në studimin e firmës. Banorët kanë thënë se nuk kemi toka për të shitur. Këto për të përvetësuar këtë sipërfaqe toke, e kanë kategorizuar pas dy vitesh kategoria e pestë. Ua kanë marrë këtë tokë. Është një tejtërsim toka dhe është aferë korruptive. Blerësit e tokës kanë fituar afro 400 milionë lëkë shqiptare. Është një vjedhje ashiqare. Ky TEC po të fillojë punë asnjë studim nuk është bërë për Korçën, ky do të jetë një TEC mbytës në të gjitha aspektet. Jo vetëm Greqia mund të furnizohet dhe vende të tjera të Europës.?- u shpreh Vladimir Prifti.

Termocentral parashikohet që të përfundojë brenda vitit 2021, një investim që do të shtrihet në Zëmblak, Pojan, Kuç i Zi, Belorta, Dishnicë,Barç, Malavec dhe Neviçisht.

Projekti i kopmanisë shqiptare ?Gas Power Plant Korça? me aksioner të vetëm IVICOM do të shtrihet në një sipërfaqe 909 182 ku sipërfaqja prej 245 208 m2 nevojitet për përdorim të përhershëm parashikohet të arrijë në vlerën 350 milion euro. Ai propozohet të jetë tërësisht privat, pa asnjë ndikim në Buxhetin e Shtetit. Impianti synon të furnizohet me gaz nga projekti i gazsjellësit TAP sipas një kontrate që do të negociohet me kompaninë TAP ag dhe furnizuesit e gazit, ndërsa ujin për kodensim (në sasinë 460 m3/orë) (128 l/s) parashikohet të merren nga impianti i pastrimit të ujerave të qytetit të Korçës ashtu sikundër parashikohet edhe hapja e dy puseve me kapacitet 20-30 litra/s secili.

Energjia elektrike e prodhuar synohet të transmetohet tek nënstacioni elektrik Zëmblak duke dalë në treg të lirë me një qasje treg rajonal pa parashikuar si kusht nënshkrimin e një marrëveshjeje (PPA) me qeverinë shqiptare.

Lajmet e fundit nga