Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, moderatori i emisionit”Mirëmëngjes Shqipëri”, në RTSH, Arbër Çepani, ka bërë një pohim sa të dhimbshëm aq edhe revoltues.
Në qendër të postimit është bërja e tij pishman për kthimin në Shqipëri, duke dhenë edhe arsyen e këtij pishmanlliku. Ja postimi i tij i plotë:
“Këto muaj, këto javë, këto ditë..,kanë qënë shumë të vështira për mua dhe familjen time! Që nga momenti që vendosa të kthehesha në Shqipëri për të investuar gjithçka kisha në vendin tim të origjinës, e kam bërë me dëshirën dhe ëndrrën për t’u rritur me vendin tim, në vendin tim.
Pavarsisht vështirësive të shumta, pavarsisht brryleve, pavarsisht demoralizimeve, pasioni dhe dashuria për atë ç’ka bëj, më mbush me energjinë për të shikuar përpara!
Por asnjëherë nuk do ta kisha menduar se një ditë do isha penduar aq shumë që u ktheva…
Asnjëherë nuk do ta kisha menduar se një ditë do më ishte neveritur vendi im…
Dhe sot e urrej veten, që këtë vend të bekuar nga Perëndia, më duhet ta shoh si mallkim, jo për faj të tij por për faj të atyre që luajnë me fatet e njerëzve!
Më vjen të ulëras, për veten, për vendin tim, për ata që kam afër, se pse jemi katandisur kështu….
Nëse do gërrmonit brenda shpirtit tim do gjenit vetëm mërzi, zi, vrasje shprese… Kam duruar shumë që të mos flas e të mos shprehem në gjaknxehtësi e sipër…
Pas gati një dekade që i dedikohem me mish e me shpirt, ngritjes së një biznesi social-kulturor në mbrotje të trashëgimisë tonë materiale siç është “Komiteti”, pas gati një dekade që i paguaj shtetit shqiptar me miliona lekë taksa pa marrë asgjë në këmbim, pas gati një dekade ku me aq mundësi sa kemi patur, kemi punësuar me dhjetra të rinj që shteti nuk ishte i aftë t’u siguronte një punë, ky shtet ma shperblen në mënyrën më naziste të mundshme, duke më vendosur gjobën më të lartë që një Bar Kafe mund të ketë pësuar që nga 91′!
Duket si shaka kur e thua… mundohesh me të gjitha mënyrat të besosh se e gjithë kjo situatë është një ëndërr e keqe… Sepse vetëm në një ëndërr të keqe, një i ri që është kthyer dhe ka investuar në vendin e tij , mund të zgjohet me një gjobë 40 milionë lekë të vjetra!
40 milionë lekë të vjetra! 40 milion lekë të vjetra! Në gati një dekadë pune të përditshme asnjëherë nuk i kam parë bashkë 40 milionë lekë! Një shifër e vendosur në shkelje të çdo proçedure të mundshme ligjore! Kjo vetëm sepse “UNË FOLA”!
Kjo vetëm sepse në Shqipërinë tonë nuk duhet të egzistojnë njerëz të lirë, që flasim dhe mendojnë si njerëz të lirë! Ata që janë të veshur me kostumin e pushtetit duan të shohin vetëm njerëz të nënshtruar! Duan të shohin vetëm njerëz në kufijtë e mbijetesës! Vetëm kështu ata mund të sundojnë të qetë!
40 milionë lekë të vjetra, që unë të jem buzë gremine dhe të mos kem më as kohën dhe as terezinë për të vazhduar për të ëndërruar!! Por a e dini çfarë o zoterinj të dashur?!
Deri në frymarrjen time të fundit unë do vazhdoj të ëndërroj! Deri në frymarrjen time të fundit unë do vazhdoj të luftoj! Nuk mund të shtypni ëndrrat e dikujt, as duke e kërcënuar me 40 milion lekë!
Nëse doni të kaloni mbi ëndrrat e mia që janë ëndrrat e çdo shqiptari të lirë, duhet të kaloni mbi kufomën time, se rrugë tjetër nuk keni!
Nëse mendonit se do tërhiqesha…Ok pra po jua them: “Shfaqja sapo ka nisur”! Dhe kjo nuk do jetë më lufta ime personale! Kjo do jetë lufta e çdo shqiptari që punon me ndershmëri dhe përdhunohet nga sistemi!
Kjo do jetë lufta e cdo sipërmarrësi, që sot po mbijeton në klimën më të keqe të biznesit në Evropë! Kjo do jetë lufta e çdo shqiptari që është shtypur dhe nuk ka patur mundësinë të flasë! Kjo nuk do jetë vetëm lufta ime të jeni të sigurt! Shihemi në Gjykatë! Gjithësecili prej jush që ka abuzuar me ligjin do përgjigjet para ligjit! Besa besës!”
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e qenë prezente në emisi...
Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj në një pronon...
Zv.kryeministri Erion Braçe në një prononcim për mediat në p...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një lidhje telefonike me st...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë protestës së mbajtur n...
Menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare dhe daljes...
Nëpërmjet një deklarate të shpërndar për mediat OSBE ka re...
Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete ma...
Pak minuta më parë në Seancën Plenare, që vazhdon ende, depu...
Konfrontimi i protestuesve me policinë dhe përdorimi i gazit...
Protestuesit kanë pasur përplasje të njëpasnjëshme me polici...
Pas tentativës për të sprapsur protestuesit e acaruar nëpërm...
Policia ka shpërndarë protestuesit duke hedhur gaz lotsjellë...
Protesta e opozitës përpara Kuvendit është shoqëruar me përp...
Protestuesit dhe mbështetësit e opozitës për të disatën herë...
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, gjatë fjalës së mbajtu...
Policia i është kundërpërgjigjur protestuesve të cilët disa ...
PeshorjaPeshorja është shenjë egoiste dhe e programuar, si p...
Brenda këtij shkrimi, do të gjeni fytyrën e vërtetë të një v...
GaforrjaËshtë një ndër shenjat që bie më shpejt pre e ndjesi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...