web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama fshikullon Opozitën/ "Ikën, se i pret humbja në zgjedhjet lokale"

24 Shkurt 2019, 12:48, Aktualitet CNA

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama ka nisur një turn intervistash në mediat e huaja.

Situata politike në vend dhe konkretisht vendimi i Opozitës për djegien e mandateve, ka qenë tema kryesore e intervistave të tij.

Në një intervistë për gazetën italiane ?Il Fatto Quotidiano?, Rama ka mohuar të ketë krizë në vend.

Sipas tij Opozita po i fryn kot zjarrit.

“Nuk ka asnjë lloj kaosi apo revolte nga popull. Në shesh nuk janë as jelekët e verdhë, as sindikatat, as studentët apo grupe anarkistesh, por opozita parlamentare që pak vite më parë u dërgua në shtëpi nga populli pasi e mbytën vendin në korrupsion dhe pandëshkueshmëri. Nuk mjaftoi me kaq, pasi vitin e kaluar morën një goditje edhe më të fortë në zgjedhje. Dhe tani nuk duan të përballen në zgjedhjet lokale sepse e dinë që i pret një humbje tjetër”, ka thënë kryeministri.

Ndërsa në lidhje me vendimin e minorancës për të lënë mandatet parlamentare, Rama ka thënë se e kanë ndërmarrë këtë hap për ët bllokuar reformën në drejtësi.

“E kanë bërë të gjithë për të bllokuar Reformën në Drejtësi që nisëm së bashku me BE dhe SHBA, por që nuk kanë për të na ndalur dot. Tashmë është në rrugë një revolucion i vërtetë kundër sistemit të vjetër e të korruptuar të drejtësisë, nën mbikëqyrjen e miqve evropianë e amerikanë.  Do të kemi një prokurori speciale të antikorrupsionit të funksionarëve të lartë, në bazë të ligjit të reformës së miratuar. Më shumë se 50 gjyqtarë e magjistratë të lidhur me afera e të korruptuar, falë Vetingut janë nxjerrë jashtë radhëve të sistemit e shumë të tjerë janë në radhë për t?iu nënshtruar. Të gjithë nën sytë e një skuadre ekspertësh ndërkombëtarë. Si të mos ketë lëvizje të forta nga pjesë të pushtetit të vjetër kundër kësaj qeverie”, ka thënë Rama./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga