web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kontrolli i policisë “fundos” 41-vjeçarin/ Ja çfarë iu gjet në makinë

23 Shkurt 2019, 10:21, Aktualitet CNA

Një 41-vjeçar ka rënë në pranga në hyrje të Elbasanit, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia, në mjetin që ai drejtonte ështrë gjetur një sasi prej 3 kg lëndë narkotike.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi E.Ç, 41 vjeç, banues në Delvinë.

?Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në Qafë-Thanë, nuk iu është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar, të cilët më pas janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë kapjen dhe ndalimin e E.Ç., në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku gjatë kontrollit të mjetit në bagazh, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.?-thuhet në njoftimin e policisë.





Lajmet e fundit nga