web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Era e fortë dëmton rrjetin/ OSHEE në terren

23 Shkurt 2019, 08:47, Aktualitet CNA

Erërat e forta që të natës së kaluar kanë dëmtuar rrjetin, dhe si pasojë disa zona kanë mbetur pa energji elektrike.

Mësohet se situata më problematike paraqitet në Fushë-Krujë. Energjia është ndërprerë në Nikël, Bubq, Borizanë dhe Thumanë.

Mungesën e energjisë e konfirmon dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili deklaron se po punohet për riparimin e linjave.

?Për shkak të motit të keq, shoqëruar me erë të fortë, gjatë orës 2 të natës janë shkaktuar dëme në disa pjesë të rrjetit ajror elektrik në disa zona të Fushë- Krujës.

Prej orës 6 të mëngjesit brigadat e OSHEE ,Agjencia Fushë Krujë ndodhen në terren duke riparuar linjat. Theksojmë se furtuna e fortë na pengon të ecim më shpejt me punimet.
Problem edhe në Malësinë e Krujës prej reshjeve të dëborës. Qyteti i Krujës furnizohet normalisht me energji elektrike. Problem janë Nikla, Thumanë, Bubq dhe një pjesë e qytetit Fushë-Krujë?, deklaron OSHEE./CNA.al





Lajmet e fundit nga