Connect with Us

Shënim/ Djegia e mandateve si mashtrim i Bashës për pazar me Ramën

Aktualitet

Shënim/ Djegia e mandateve si mashtrim i Bashës për pazar me Ramën

Publikuar

-

Basha dhe Rama pas marreveshjes se 18 Majit

Sot është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i cili ka vendosur me unanimitet në votim, djegien e mandateve të deputetëve. Në fakt ka pasur edhe zëra të fortë kundër, të cilët shpesh në opinionin publik deklarojnë djegien e mandateve, por sot kanë pasur tjetër qëndrim, duke kërkuar që ky hap të mos hidhej, pasi ky do të ishte hap ekstrem dhe se duheshin parë edhe teknikalitetet ligjore.

Por, në fakt djegia e mandateve nga ana e Lulzim Bashës duket të jetë një blof, i cili çon drejt një pazari të ardhshëm me Edi Ramën.

Lulzim Basha në 17 maj, pas pazarit me Edi Ramën, brenda pesë minutash pasi kaloi mesnata, dërgoi Ivi Kason në KQZ me një listë kandidatësh për deputetë, që askush nuk e dinte dhe Luli nuk kishte thirrur as kryesinë dhe as institucionet e tjera të partisë për të diskutuar këtë listë.

E ndërsa sot për t’i djegur këto mandate, formalisht mbledh grupin parlamentar për të diskutuar, për më tepër i jep vetes edhe afat, duke thënë se tashmë ka mandatin nga grupi për të diskutuar më tej me forumet e partisë.

Pra, të mbledhë Këshillin Kombëtar, të mbledhë Kryesinë, të cilat duket se janë më shumë hapa që i japin afat kohor dhe duket se lëvizja e fundit e Bashës për të tentuar që të ketë më shumë pjesëmarrje në protestën e së enjtes, ku synohet rrethimi i Parlamentit dhe ecja drejt një vendimi ekstrem të Partisë Demokratike, ashtu siç ndodhi në protestën e së shtunës, e cila përfundoi me disa thyerje xhamash dhe me gazin lotsjellës të Qeverisë.

Për të djegur mandatet, do të mjaftonte që Lulzim Basha, ashtu siç firmosi listën e postmarrëveshjes me Ramën, të firmoste sot të njëjtën listë dhe deputetët siç ishin në mbledhjen e grupit parlamentar, me një deklaratë formale juridike të bënin dorëzimin e mandatit të tyre dhe më pas të çoheshin zyrtarisht nga Partia Demokratike në KQZ.

Kjo do të bënte që KQZ-ja të vihej në lëvizje të menjëhershme dhe pasi të hiqej mandati i deputetëve aktualë, t’ju kalonte atyre që janë në listë pritëse.

Menjëherë sapo të përgatitej lista pritëse dhe t’i jepej mandati, Partia Demokratike do duhej të kishte gati listën e deputetëve në listë pritje dhe kështu për rreth 30 ditë, apo maksimumi 60 ditë nuk do të kishin më deputetë të PD-së në parlament, por KQZ-ja do të zhvillonte procedurat për t’jua dhënë aleatëve.

Në fakt, ajo që ka ndodhur sot nuk është gjë tjetër, veçse Lulzim Basha ka kërkuar të ketë më shumë njerëz të enjten. Pra, të mbledhë më shumë militantë, pasi PD-ja ti këtë djegur mandatet, kur në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

LEXO EDHE:  Protesta pas shembjes së Teatrit/ Basha: Triumfi i parë i rrugës që do e shpëtojë vendin

Djegia duket të jetë vetëm një fjali dhe ashtu siç thotë populli nga e “thëna në të bërë, është në mes një det i tërë”.

Mandatet nuk janë djegur, por thjesht është deklaruar. Tashmë do të duhet shumë kohë për të shkuar deri te djegia e mandateve, të cilën Lulzim Basha kërkon ta përdorë si pazar me Edi Ramën për të marrë ç’të mundet nga ndërkombëtarët dhe për të shkuar në të njëtën situatë si në vitin 2017, kur për tre muaj u ngujua në çadër, shtrëngoi dorën e Edi Ramës dhe më pas shkoi në zgjedhje.

E njëjta situatë ka për të ndodhur sërish. Kjo është një “çadër” e dytë, por në një formë tjetër.

Lulzim Basha po shkon gjoja drejt ekstremitetit të djegies së mandateve, por në fakt i ka dhënë vetes më shumë kohë, do ecë me procedurat dhe me variantin “prit gomar të mbijë bar”, e cila mund të zgjasë shumë e shumë muaj, e nga ana tjetër nuk do bëjë gjë tjetër veçse do negociojë dhe do shkojë në zgjedhje sërish me Edi Ramën përballë.

Kjo për një arsye të thjeshtë. Rivalin nuk mund ta zgjedhë Lulzim Basha dhe këtë ai e di shumë mirë. Dhe një parti politike, me hapa ekstremë të daljes nga sistemi nuk bën gjë tjetër, veçse zhduket.

Ai do të shkojë sërish në zgjedhje. Mund të shmangë zgjedhjet lokale, por rrugë tjetër për këtë nuk ka.

Do të ulet në pazar me Edi Ramën, me garanci të ndërkombëtarëve. Do të marrë sërish ç’ti japin, do të shkojë në zgjedhje dhe gjithmonë me tezën që i ka djegur mandatet, të cilat nuk do t’i djegë kurrë. Por duke luajtur blofin dhe atë çfarë thamë më sipër, në stilin e çadrës së vitit 2017, po kërkon që të nxisë më tepër tensione dhe të shkojë drejt pazarit të ri sa më shpejt me kryeministrin Rama, i cili duket nga ana tjetër se është duke përgatitur qoftet për t’ja ofruar Lulit, nëpërmjet ndërkombëtarëve./ CNA.al

Ekskluzive-Salianji kundër djegies së mandateve/ Si gënjen publikisht deputeti i Bashës

Djegia e mandateve/ Basha konferencë urgjente për mediat

Mbledhja e grupit të PD/ Zbardhen vendimet

PD voton djegien e mandateve

Djegia e mandateve/ Çuni i Fahriut: Është sakrificë për qytetarët

 

Berisha pro djegies së mandateve

Ekskluzive- Berisha në grupin parlamentar/ Rama meriton plumbin ballit

Debatet në grupin e PD-së/ Kush janë deputetët pro djegies së mandateve

Kush janë deputetët e PD kundër djegies së mandateve

Zbardhen debatet në grupin e PD-së/ Shehaj dhe Murrizi kundër djegies së mandateve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Vatra” nderon Dritan Demirajn me “Medaljen a Artë të Lirisë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj është nderuar nga Federata Panshqiptare “Vatra” me “Medaljen a Artë të Lirisë”.

Lajmi është bërë I ditur nga vetë Demiraj, I cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se vlera e kësaj decorate për të është e veçantë, për shkak se iu dorëzua, sikurse cilëson ai, në ditën më të shquar të Shqiptarëve, Ditën e Flamurit dhe te Pavarësisë së Kombit Shqiptar.

Të nderuar miq!

Kam kenaqesinë dhe privilegjin të ndaj me Ju një moment tjetër të rëndësishëm të jetës time.

Me rastin e ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, Federata Panshqiptare “Vatra” me dekoroi me “Medaljen a Artë të Lirisë” me motivationin:

“Për kontribut të jashtezakonshëm në sherbim të Atdheut, si strateg ushtarak i lartë, si drejtues i spikatur në misionet luftarake, si përfaqesues i shquar i Shqipërisë në koalicionin e luftës kundër terrorizmit global, për kontributin akademik dhe si ekspert i sigurisë kombëtare”.

Gjate karrieres sime të gjatë ushtarake, akademike, sportive dhe modeste në politikë kam marre vleresime, medalje dhe dekorata të shumta, por vlera e kësaj dekorate është e ndryshme për dy arsye:



LEXO EDHE:  “Zbërthehet” Rama/ Tregon marrëdhënien 20 vjeçare me Metën, flet për Berishën e Bashën

LEXO EDHE:  Protesta pas shembjes së Teatrit/ Basha: Triumfi i parë i rrugës që do e shpëtojë vendin

Së pari për shkak se mu dorëzua në ditën më të shquar të Shqiptareve, Ditën e Flamurit dhe te Pavarësisë së Kombit Shqiptar.

Së dyti sepse vleresimi mu dha nga Federata Panshqiptare “Vatra” institucioni me i vjetër, dinjitoz, patriotik, demokratik, intelektual dhe kombëtar në disaporë, SHBA dhe jo vetëm.

Me këtë rast dëshiroj ti shpreh mirenjohjen më të thellë kryetarit te Vatres z. Elmi Berisha, presidentit te nderit z. Agim Rexha dhe z. Alfons Grishaj.

Padyshim qe kenaqesine e mbremjes e shtoi edhe prezenca e kolonel Edmond Dodes, mikut tim Mondi Rakaj dhe Mersin Gjinit.

Zoti i bekofte gjithe Shqiptaret kudo në bote.”-shkruan Demiraj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohen banesat në Shtyllë të Korçës/ Zbardhen dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy banesa janë djegur në fshatin Shtyllë të Korcës, pas një zjarri që ka prekur një nga godinat e fshatit. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Njoftimi i policisë:



Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku“./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunoi bashkëshorten/ Arrestohet 28 vjeçari në Pogradec

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një 28 vjeçar me iniciale A.XH është arrestuar nga Policia pasi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K. Xh, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Udënisht të Pogradecit.

Njoftimi nga policia:



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit në kërkim A. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases K. Xh., 26 vjeçe”./CNA.al

LEXO TE PLOTE