LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djegia e mandateve/ Basha konferencë urgjente për mediat

18 Shkurt 2019, 12:03, Aktualitet CNA
Djegia e mandateve/ Basha konferencë urgjente për mediat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas votimit në mbledhjen e grupit parlamentar për djegien e mandateve, ka dalë në një deklaratë urgjente për mediat.

Basha hodhi sërish akuza të forta ndaj qeverisë, ndërsa theksoi se ?Për shkak të kapjes në flagrancë të kësaj qeverie duke vjedhur votat. Për shkak të kapjes në flagrancë në afera korruptive kriminale dhe eleminimit të parlamentit, eliminimit të Gjykatës Kushtetuese dhe kapjes së sistemit të drejtësisë. Për shkak të shtypjes së të drejtave themelore dhe lirive të qytetarëve që kanë shkaktuar një situatë të paprecedentë dhe për shkak të krizës ekonomike, duke mbështetur plotësisht propozimin e opozitës së bashkuar për një qeveveri tranzitore që do garantojë zgjedhje të parakohshme që do hapin rrugën e integrimit, vendosëm unanimisht djegien e mandateve të deputetëve të PD-së. Grupi parlamentar ndjek hapat e mëtejshëm në përputhje me statusin e PD-së?-tha Basha. /CNA.al

PD voton djegien e mandateve

Mbledhja e grupit të PD/ Zbardhen vendimet

Lajmet e fundit nga