Akuza e Kryemadhit/ Rama e ka marrë me qera PS-në
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin...
E shtuna e tretë e Shkurtit në Shqipëri shpalli dy protesta. Më saktë një protestë dhe një anti-protestë. Të dyja në një ditë. Njëra e paralajmëruar, por pa lejen e Ministrit të Brendshëm të Republikës. Tjetra e pa paralajmëruar, po me leje nga Ministri i Brendshëm.
Duhet nenvizuar se luajaliteti qeveritar (për par position) dhe për të mos ngrehur xhelozira, lejen nuk e afishoi fare në asnjë kënd emulacioni.
Njëra protestë ajo e opozitës së vogël, ishte shumë e madhe, madje mahnitshëm plebishitare. Popullore, masive, e përmbajtur e vendosur dhe qytetare, por në luksin e Kryeqytetit, në afërsi dhe mu në oborr të qeverisë, nën kujdesin, vigjilencën dhe kontrollin e Ministrit te Brendshëm.
Tjetra, kundër-protesta, u zhvillua në qytetin e Vlorës. E pakrahasueshme me të Madhen e Tiranës, por “elitare” e mbi të gjitha heroike: Elitare sepse në Valonë, u dislokua …beu i spiropales me zv/beun, vetë spiropalja “e gojës” kur derdhet (bojë), dhe gjithë çifligarët e vendit.
Ndersa heroike, sepse protesta e Valonës nuk u zhvillua në luksin e Kryeqytetit, në oborret qeveritare, a më the të thashë, por mu aty ku rreh zemra e krimit, mafias dhe trafikut. Të shkosh në Valonë pa minister të brendshëm me vete, do të thotë “…të (për)hedhësh vallen në gojë të ujkut…”
Zhvillimet nga Protesta e Madhe e Tiranës;
Spikati qetësia, madje e thellë. Protestë pa zhurmë, pa gjoks rrahje, thjesht të evidentohej ashtu si është dhe sidomos sa është në përmasat dhe madhështinë e vet. Oratorët nuk grinë sallatë. Nderkohë populli, me sy kureshtar kërkonte të pakten të kulloste sytë mbi muret e estetizuara nga peneli i kokë/ministrit. Po ça të shohësh, Ky e kish mbështjellë me benevrekë.
Oborri i gjelbërt me bar,(për të mos shkelur parimet)dhe pa dele. Dikujt i ranë në sy ca kërpudha.”Bre bre, s’kisha parë kerpudha kështu.”
Një tjetër shtoi; “Parazite janë këto dreqe, mund të jenë dhe helmuese, po meqë jemi këtu, hajt bëjmë një punë. Kushedi bahçevanëve të …beut s’u kanë rënë në sy. Ti heqim.”
Vajten dhe nja dy tre te tjerë ta hiqnin atë micel të shëmtuar, po bash n’atë moment, dikush bërtiti thekshëm. “Ndal! Kush kalon!
Dhe papritur përgjigjen sipas rregullores, krisen batare pushkësh. Havaja u mbush me tym të thartë e djegës.
Bataret nga taraca s’po pushonin, po dhe trolli “…pëllëmbë e gëzhoja…”
Protesta u trazua, ndonjë u rrezua …nga kolla, po u ndihmua nga shokët. Filluan të qanin. Qanin dhe organizatoret edhe deputetët.
Ata që ndodheshin larg tymit pa lot, zgjasnin kokat të shikonin ndonjë shtrat topi, kushedi ndonjë haber i keq nga Vlora, …beut mund t’i kish plasur zemra papritur, po me gjithë këtë publik, lajmet s’kapeshin.
Dikur u mor vesh se kishte plasur jo zemra, po pushka pa hiri, e Ministrit te Brendshem. Aty afër i kish’ ndodhur edhe, fuçia e barutit me speca djegës serb të ardhura kontrabandë perpara “bllokadës” së Haradinajt.
Zhvillimet nga kundër-protesta në Vlorë;
Në presidium “I Madhi” fort. Në krah të tij, zv/skenderbeu i vockël, spiropalja pastaj skenderbejt’ e tjerë. Përballë podiumit, karrige, karrige, karrige…
Tek-tuk ndonjë kokrrosh veterani i luftës së klasave, me duar që i dridheshin(jo nga frika, po nga emocionet e pleqërisë). Ndonjë ish gardian që ruante dhe shtypte armiqt e partisë. Ndonjë “hero i heshtur” i vigjilencës me makro-pension, gjinushistë të 97-es së revolucionit, po dhe ndonjë shoqe 97-e që pinte gjak shqiptar me gisht.
Duartrokitje pati, po fjalimi i “krye-bilbilit” për hir të vertes, dukej ndjellagjumës.
“I fortë ky a byrazer, na e shkon mallin e komandatit,” foli njëri që ishte bërë veteran 4 vjeç, më shumë per të trembur gjumin e vet, sesa të shokut tri karrige bosh përtej.
Tjetri me dorën hinkë tek veshi, që kishte vrarë armiq mbas çlirimit: “po ore po, i gjatë eshtë…” Përçapet pastaj mbështet mjekrën mbi bastun dhe me sy gjysëm të mbyllur, rehatohet si mbi divan tek shpia duke parë “terrt..tv”
Kundër-mitingu top fare. Top kryeministri, top ping-pongu zevendesi, top sheqere Spiropali.
Bilanci:
Pas mbarimit të Protestës së Madhe qytetarët paqësorë, po të lenduar për shkak të gazrave serbe të ministrit, pa reaguar shpëndahen me lot e kollitje ca nëpër spitale, të tjerët nëpër shtëpi.
Policia hyn në kazermë, nderron unifomen e “luftës” dhe merr urdhër të nisë arrestimet. 16 kriminelët që kanë prishur kërpudhën e kryeministrit duhet të ekzekutohen. Ndër ta edhe një derr krimineli 80 vjeç nga krahinat reaksionare, të kohës së diktaturës.
Mbas mbarimit të Kundra-mitingut qeveritar, në Vlorë kërcet pushka prej verteti.
Dy qytetar të vdekur, një i plagosur. Vrasësit? Ku di gjë policia, ajo ka marrë urdher të arrestojë kriminelët e kërpudhës.
“Pret ajo punë, -i thotë Ministrit të policisë, Kryeministri i Qeverisë. -Pastaj e kam thënë një herë. Kokat t’i hanë njëri tjetrit.”/ Zef Zefi/
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ka zbuluar skena...
Argumenti i ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja ...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e qenë prezente në studi...
Ish ministri i Mbrojtes Arben Imami i qenë prezent në studio...
Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Tra...
Pas publikimit të vendimit të Grupit parlamentar të LSI-së p...
“Fiks Fare” denoncoi një skandal në shëndetësi, ku një dokto...
Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në aksin Tiranë- F...
Zv.kryeministri, Erion Braçe në një postim në rrjetet social...
– Në një intervistë të fundit për gazetën italiane “Corriere...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka i...
Pak çaste më parë, me anën e një postimi në rrjetet sociale,...
Përtej qëndrimeve publike të Monika Kryemadhit dhe shpalljes...
Zëdhënësja e Këshillit të Europës Maja Kociancic gjatë një i...
Nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka në një postim në rrjet...
Kryeministri, Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet soci...
Nga Zilie Feçi– Pas të shtunës, e hëna duket si dita e dytë ...
Pasi më parë “profetizoi” rrëzimin e qeverisë Rama në protes...
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi në një postim në rrejtet ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...