web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI-së i firojnë deputetët

18 Shkurt 2019, 18:01, Aktualitet CNA

Përtej qëndrimeve publike të Monika Kryemadhit dhe shpalljes së unanimitetit për djegien e mandateve, LSI pritet të përcahet dhe një pjesë e deputetëve të saj të mos dorëzojnë mandatet.

Grupi i LSI vendosi të njëjtat gjera që u dëgjuan edhe nga Lulzim Basha për djegien e mandateve, vetëm se PD kishte disa zëra të mekur kundër djegies që në publik flasin pro, ndërsa LSI ka të paktën gjashtë deputetë që kundërshtojnë ashpër dhe janë jo pak por 30% e grupit parlamentar të LSI.

Partia e Ilir Metës në pushtet dhe bashkëshortes së tij në opozitë pritet të përcahet sërish. Pas largimit të Robert Bitrit dhe emrave të tjerë kundërshtarë të djegies së mandateve pritet që grupi i LSI të rrudhet në 12 mandatë, ndërsa Parlamenti me disa dezertime nga opozita të ketë të mundur edhe një mazhorancë kushtetuese./CNA.al

Përçahet LSI/ Gjashtë deputetë kundër djegies së mandateve





Lajmet e fundit nga