web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ndihmë, babi po rreh mamin”/ Fëmija shpëton nënën që po dhunohej

18 Shkurt 2019, 08:44, Aktualitet CNA

Një fëmijë shqiptar në Greqi, i ka shpëtuar jetën nënës së tij, e cila po dhunohej nga bashkëshorti.

Sipas mediave greke, fëmija shqiptar ka dalë në ballkon dhe ka kërkuar ndihmë, ?babi po rreh mamin?.

Pas kësaj, kanë qënë fqinjët ata të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë, duke shpëtuar gruan e re.

Burri 35-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është vënë në pranga, ndërsa gruaja e cila kishte plagë të rënda në fytyrë është dërguar në spital.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje në drekë në Tripoli.





Lajmet e fundit nga