web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha, i treti që e propozon/ Djegia e mandateve si karrem mashtrimi?

17 Shkurt 2019, 19:00, Aktualitet CNA

Pasditen e sotme, Lulzim Basha, ka dalë me një deklaratë “surprizuese”. Ai ka konfirmuar se ka vendosur t’i paraqes grupit parlamentar të opozitës propozimin për të djegur mandatet e deputit. Kjo në vijimësi të arritjes së qëllimit për ta detyruar Edi Ramën të heqë dorë nga posti i Kryeministrit.

Lajmin nxituan ta japin me bujë mediat, ndërkohë që duke e marrë si një deklaratë serioze, shumë aleatë të PD-së së Bashës, por edhe të maxhorancës e komentatorë mediatikë vijuan të shprehen rreth  saj…

Ajo që bën përshtypje në këtë mes është fakti se nga gjthë të përfshirët në vlerësim askush, përveç “Lapsi.al”, nuk kujtoi se Lulzim Basha është i treti brenda PD-së që e artikulon djegien e mandareve, si alternativë.

Sepse i pari që e ka propozuar atë ka qenë Sali Berisha. Pas tij, zëmekur e ka përsëritur Ervin  Salianji, por gjithsa mbeti deri këtu.

Pasi deputetët e PD asnjëherë nuk e ndërmorrën këtë akt, por, përkundrazi, në përgjigje shkuan si tufë delesh drejt karrigëve të tyre në Parlament, pikërisht në ditën kur rrezikonin të kalonin afatin gjashtë mujor të bojkotit.

Edhe tani, shprehet Lapsi.al, alibitë për të mos e hedhur këtë hap radikal janë të shumta.

?Nuk na do LSI-a?, ?Nuk na binden aleatët e vegjël?, ?Mund të mos e dorëzojnë të gjithë deputetët personalisht në KQZ?, ?Na bënë presion ndërkombëtarët?, ?Rama do ta dyndë Kuvendin me opozitarë fallco? etj.

Dhe të gjitha këto mund të shërbejnë, që obsioni ?djegie mandatesh? të përdoret vetëm si një karem për të gënjyer protestuesit e të Enjtes e pastaj të tretet si kripa në ujë.

Që kjo të mos ndodhë, që në PD mashtrimi të mos bëhet rregull, kreu i saj nuk duhet të mjaftohet vetëm me një propozim për forumet e partisë,por duhet t?i tregojë publikut edhe hartën e rrugës. Ai është i dënuar të thotë se kur do ta hedhë këtë hap, kur do t’ia shtrojë për diskutim atyre forumeve, që as nuk i përfilli kur bëri listën e deputetëve, madje duhet të shkojë edhe më larg, diskutimi dhe votimi për këtë akt me interes publik, duhet bërë i hapur, transparent, me kamera në sallë dhe për të gjithë shqiptarët.

Vetëm kështu njerëzit mund të fillojnë të besojnë se ky propozim nuk është manovra e radhës sa për të mbledhur mitingashë për të enjten (siç u tha të shtunën: Ejani se do rrëzojmë Ramën).

Vëtëm kështu ky vetësakrifikim ekstrem, por i domosdoshëm i opozitës mund të marrë trajta serioze, larg të qenit një fabul, me të cilën bën humor para kamerave Taulant Balla.

Që demokratët mos vazhdojnë t?i fryjnë kosit, Basha nuk duhet të mjaftohet vetëm me përbetimin, por duhet edhe të tregojë si do ta realizojë atë, analizon Lapsi.al.





Lajmet e fundit nga