Protestuesit para Kryeministrisë: Nuk dorëzohemi deri në largimin e Ramës
Vijon prej një ore protesta e 52-të kundër qeverisë dhe fj...
Vijon prej një ore protesta e 52-të kundër qeverisë dhe fj...
Lulzim Basha sot i kapi të gjithë në befasi pas daljes së tij në media me qëndrimin se do propozonte djegien e mandateve të deputetëve të PD-së.
Një qëndrim që i kapi ?gafil? të gjithë megjithëse dje qarkulloi në qarqet gazetareske në mbremjen e protestës si një hap i ri i Lulzimit.
Por nga propozimi i Lulit, dhe deri në djegien e plotë të mandateve është një det i tërë dhe duket një mision i pamundur.
Kjo për disa arsye që fillojnë me aleatët, kritikët, ndërkombëtarët dhe shumë faktorë të tjerë të cilët Luli i ka më shumë frikë se vetë babain e tij politik Sali Berishën.
Së pari LSI dhe Monika Kryemadhi kanë qenë kategorikisht kundër djegies së mandateve. Monika Kryemadhi ka thënë se mandatet e LSI janë mandate gjaku dhe djegia e tyre nuk është rruga e duhur për të zhvilluar betejën me Edi Ramën, pasi qëllimi i tij është që opozita të mos jetë në parlament.
Së dyti a do ketë fuqi Lulzim Basha, të bindë deputetët e tij të dorëzojnë mandatet, përfshi këtu edhe ata që i vendosi në listë familja dhe ata që Luli ju shiti vende si në tregun çam. Shumë prej atyre që Lulzim Basha u ka dhënë mandate të pameritur e dinë se nuk do jenë më pjesë e listës, prandaj kjo thellon më shumë mundësinë e kundërshtimit por edhe një çarje tjetër brenda PD-së, me gjithë ultimatumet e Berishës dhe pazaret e mundshme të Bashës për premtime se do jenë në listat e reja dhe do udhëheqin fitoren në zgjedhjet e parakohëshme.
Një problem tjetër për Bashën janë dhe aleatët në listat e tij, deri tani ka folur vetëm Agron Duka që ska asnjë mandat, të tjerët do mbajnë frymën deri të enjten me shpresën që të shpëtojnë. Foli PDIU por deputetët e kësaj force as që e pyesin Shpëtim Idrizin të tre kanë kaluar bindshëm pro qeverisë. Me gjithë qëndrimet publike se janë pro djegies së mandateve në konfidencë ata thonë se ky akt do ishte çmenduri. Dule, Ndoka, Shehi apo Mediu do jenë zërat e fortë kundër djegies së mandateve.
Së fundi faktori problematik dhe kryesori janë ndërkombëtarët. Ata duket të jenë problem tjetër i madh i Lulzim Bashës, djegia e mandateve dhe dalja në rrugë e nxjerr PD nga linja politike e çon në rrugë dhe kjo do sillte një problem të madh në këto momente. Qëndrimet e tyre dje gjatë protestës treguan se Basha ka problem të mëdha me trupin diplomatik në Tiranë. Qëndrimet e llojit po për Francezët pse nuk flisni janë idiotsia e rradhës e disa infantilëve dhe idiotëve politikë që krahasojnë pozicionin politik të Shqipërisë me Francën. Për ?gjelat? e Europës politikanët tanë vlejnë me pak se zoçkat e pulës e pa bëra ende klloçka. Prandaj faktorizimi duke përdorur mënyra dhe sjellje të vjetra nuk duket se e ndihmojnë Lulin. Aksioni politik real qëndron përtej propagandës që vjen nga zyra e kunatit.
Lulzim Basha e ka vendosur veten e tij përballë një problemi të madh politik. Radikalizimi me tezën se Edi Rama do ikte në 16 shkurt në të kundërt duhet të ikte ai dhe Mona, e kanë çuar në një qoshe ku është strukur për të shpëtuar. Ai po luan gjithçka me një skenar që duket të jetë i Sali Berishës. Por përballë kësaj skeme të vjetër dje qëndrojnë shumë faktore të ndryshëm, sot që dy kryetarët e PD, njëri në detyre dhe tjetri hije i dinë më mirë se kushdo tjetër.
Beteja duket të jetë një mision i pamundur vetëm se përfundimi vështirë që të jetë njësoj si në filma./CNA.al
Protesta e opozitës solli një sërë reagimesh edhe nga ndërko...
Dhuna e ushtruar ditën e djeshme në protestë solli edhe disa...
Luani është një shenjë që transmeton idenë e të resë, thjesh...
Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka në një postim...
Kondomi ndikon në kënaqësinë seksualeKondomi nuk ndërhyn asp...
Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka reaguar me anë të një posti...
Ish-kreu i KQZ Denar Biba në një postim në rrjetet sociale k...
AkrepiKujtojmë se veç mbledhjes së yndyrës dhe ujit, Akrepi ...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një postim në rrje...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga qyteti ...
Menjëherë pas deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha ...
Nëse ke parë një pulëNëse imazhi i parë që pe është një pulë...
Një prej partive opozitare, e cila mori pjesë edhe ditën e d...
Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, ka reaguar...
Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Bulqi...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Tomorr Alizoti, i njohur dhe pë...
BinjakëtBinjakët janë një nga shenjat më manipulative, ata j...
Në kushte normale, protesta e opozitës do të ishte konsideru...
Protesta e ditës së djeshme, përveç dhunës së ushtruar ndaj ...
MësuesiAto që nuk janë tërhequr kurrë nga një mësues le të h...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...