Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Fotot e deputetit demokrat Ervin Salianji si edhe ish-ministrit më të përfolur të Ramës për korrupsion, Arben Ahmetaj shkaktuan mjaft ilaritet në rrjetet sociale duke bindur edhe njëherë shqiptarët se përtej sharjeve në publik, maxhoranca dhe opozita gjenden bashkë kur bëhet fjalë për pazare.
Thelbi i ironisë nuk ka të bëjë me faktin se përse duhet të ulet një deputet i opozitës me një ish-ministër në kafe, pasi kjo duhet të jetë normale, por përse këta shahen nga ropt në Kuvend kur i shohin shqiptarët dhe më pas hanë e pijnë bashkë.
Nisur nga ky perceptim, dy protagonistët e këtij takimi reaguan më pas. Ahmetaj reagoi me ironi duke thënë se po bëni plane kundër PD-së, kurse Salianji e mori më seriozisht dhe publikoi pamje të të gjithë asaj që ndodhi gjatë atyre minutave në lokal, shkruan Albeu.com.
Mirëpo, versioni i Salianjit dhe më tepër ai i Ahmetajt nuk janë të plotë dhe duket se po fshehin diçka.
Salianji thotë se ai ishte me Ed Manushin në drekë dhe më pas rastësisht erdhi Arben Ahmetaj, të cilin e përshëndeti direkt dhe më pas u largua nga kafja.
Por, nga fotoja që qarkulloi në rrjetet sociale dhe krahasimi i atyre që ka publikuar vetë Salianji duket qartë se jo vetëm që deputeti demokrat nuk ka ikur pas uljes së Ahmetajt, por ky i fundit ka patur kohë të porosisë një kafë dhe të presë deri sa ajo të vinte ndërkohë që bënte muhabet me Manushin dhe Salianjin. Po ashtu, nga fotot e publikuara tashmë, duket se Ahmetaj ka patur kohë edhe të “gërryejë” filxhanin deri në fund duke e shijuar kafen deri në pikën e fundit të saj, ndërkohë që kishte Salianjin në krah të djathtë.
Sërish nga fotot, duket qartë se Salianji është shkëputur nga tavolina vetëm pasi Ahmetaj ka përfunduar kafen e tij.
Sa i përket versionit të Ahmetajt, ky i fundit çalon edhe më tepër. Sepse, Salianji thotë se ai ishte me Manushin në kafe dhe pastaj erdhi Ahmetaj duke publikuar edhe fotot, kurse ish-ministri i supër përfolur i Ramës thotë se Salianji erdhi pasi ai, pra Ahmetaj ishte në kafe me Ed Manushin. Fotot e publikuara nga Salianji e hedhin poshtë këtë fakt duke nxjerrë ashiqare gënjeshtrën e Ahmetajt.
Përse vlen gjithë kjo analizë? Në fund të fundit nuk ka asgjë të keqe që një deputet i opozitës të pijë kafe me një ish-ministër të maxhorancës, çështja është se në realitetin shqiptar, ashtu siç ata akuzohen dhe shajnë njeri-tjetrin në publik të lënë të kuptosh që janë armiq të mëdhenj, kur në fakt pazaret i bëjnë bashkë.
Është pikërisht ky fakt që të bën të merresh më tepër me një takim të tillë, që të dy protagonistët e quajnë rastësor, por që sikletosen mjaft dhe gënjejnë për të dalë nga situata.
Nuk ka të ndalur trafikimi i drogës nga Shqipëria për në ven...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sote për herë të parë për v...
Një person është proceduar penalisht pasi ka zhvilluar aktiv...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u ka dërguar një letër ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bard...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka...
Në vetëm një muaj mbetën të vrara 6 gra, ndërkohë që dhuna n...
Një shtetas shqiptar i dënuar me 7 vite burg është ekstradua...
Një shtetas kosovar është arrestuar nga policia e Vlorës pas...
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkim...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të arri...
Një tjetër prokuror ka aplikuar ditën e sotme për t’u bërë p...
Ministrja e Drejtësisë , në kuadër të koordinatores së Task-...
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pava...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se nesër në nga ...
Është mbajtur sot në Tiranë, konferenca ‘Për një Shqipëri pa...
Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, siç e...
Pas emërimit të Besa Shahinit në krye të ministrisë së Arsim...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në rrjet...
Pas emërimit të Besa Shahinit në krye të ministrisë së Arsim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...