web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bllokimi i autostradës/ Zbulohet skenari i Ramës

13 Shkurt 2019, 14:29, Aktualitet CNA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka thënë sot se kryeministri Edi Rama është duke u munduar më çdo mënyrë që t?i pengojë shqiptarët që të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit.

Pas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Bardhi doli në një deklaratë për mediat dhe tha se Rama do që të bllokojë ardhjen në protestë të gjysmës së Shqipërisë.

?I vetmuari Edi Rama mendon se duke bllokuar rrugën Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Kamëz do mund të bllokojë gjysmën e Shqipërisë që  të vijë në protestë kundër qeverisë së krimit.?-u shpreh ai.

Deputeti i PD-së theksoi se nuk ka asnjë rast emergjence që në këtë aks rrugor të bëhen ndërhyrje.

?Teknikisht nuk ka ndonjë rast emergjent për të punuar në atë rrugë dhe lajmërimi duhej të ishte bërë disa ditë më parë siç ka ndodhur edhe në rastet e mëparshme.?-tha Bardhi.

Më tej, ai tha se Rama është i frikësuar si dhe u bëri thirrje të gjitha  kompanive që të mos nxjerrin makineritë, pasi sipa tij qytetarët do të gjejnë një mënyrë për të shkuar në protestë.

?Por Edi Rama është i frikësuar dhe po mundohet në çdo mënyrë t?i pengojë qytetarët të marrin pjesë në protestë.

I bëjmë thirrje çdo kompanie që të mos nxjerrë makineritë e veta në rrugë ose qytetarët do t?i largojnë siç bënë banorët e Unazës së Re.

Më 16 shkurt të gjithë qytetarët do të vijnë në Tiranë dhe do të largojnë një qeveri që di vetëm të mbështesë krimin dhe të vjedhë.?-deklaroi Gazmend Bardhi./CNA.al

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhit:

Edi Rama, kryeministri më i vetmuar në Europë, po bën çdo përpjekje për të ngadalësuar fundin e tij me protestën e 16 Shkurtit.

Pasi dështoi me përdorimin qesharak të policisë, që i njihte kriminelët në protestë, por nuk i arreston ata, sot ka përdorur një makinacion edhe më qesharak – ka urdhëruar bllokimin e dy akseve kryesore kombëtare që lidhin Tiranën me Veriun dhe Jugun e Shqipërisë.

I vetmuari Edi Rama mendon se duke  bllokuar autostradën Tiranë Durrës dhe rrugën Tiranë Kamëz, do të mund të pengojë gjysmën e Shqipërisë të vijë në Tiranë e të protestojë kundër qeverisë së tij të kapur në vjedhjen e zgjedhjeve dhe në vjedhjen e qytetarëve të saj.

I ka bërë prapë llogaritë gabim! Edi Rama dhe kushdo tjetër që pranon të përdoret në këtë skenar është i pafuqishëm të ndalë shqiptarët të vijnë në protestë!

Po paralajmërojmë që tani çdo kompani ndërtimi që të mos nxjerrin në rrugë asnjë makineri  dhe të mos bëjnë asnjë veprim që cënon lëvizjen e lirë të protestuesve drejt Tiranës! Përndryshe fati i tyre është i njohur! Qytetarët do t?i heqin pengesat me mënyrat e tyre, njësoj siç bënë banorët e Unazës së Re!

Për çdo pasojë që sjell zbatimi i këtij skenari që pengon protestën e 16 Shkurtit, Edi Rama do të jetë i vetmi që do të mbajë përgjegjësi.

Shqiptarët do të jenë në Tiranë të shtunën! 16 shkurti është protesta që do t?i japë fund një pushteti të blerë me votat e krimit, një qeverie të kapur në vjedhjen e zgjedhjeve dhe në vjedhjen e qytetarëve të saj.

Makinacionet qesharake dhe mjerane të Edi Ramës nuk do ta ndalin dot vullnetin e shqiptarëve të bashkuar për të shembur këtë sistem të kalbur nga krimi dhe korrupsioni!

Më 16 shkurt qytetarët do t?i japin vendit shansin historik që të drejtohet nga një qeveri që lufton krimin, lufton korrupsionin dhe krijon mundësi e mirëqenie për të gjithë!





Lajmet e fundit nga