web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Aman ngele duke lavdëruar veten orë e çast’, Luana i kthen përgjigjen që nuk pritej fanses

4 Shkurt 2019, 12:25, Lifestyle CNA

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, që pas mbarimit të emisionit “Shiko kush luan” ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka publikuar vazhdimisht foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe projektet muzikore.

Së fundmi, bukuroshja bjonde ka mahnitur gjithë fansat e saj teksa ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq, të ngushtë pas trupit që i tregon linjat perfekte.

Pranë saj Luana shkruan: ?Edhe Luanesh edhe Lule?.

Ky përshkrim nuk është pëlqyer nga fansat dhe njëra prej tyre i ka shkruar moderatores se e lavdëron shumë veten.

?Aman mi vdiqe duke lavdëru veten orë e çast. Ka femra nëpër botë që kanë arritur majat e nuk bëjnë kshu si bën ti, a thu se ke kap qiellin me dorë?, i shkruan ai, mirëpo përgjigja e  saj e ka lënë me gisht në gojë.

?Po ça faji kam unë që emri im i plotë përkthehet kështu moj?, ja kthen Luana.





Lajmet e fundit nga