Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me sipërmarrjen ka prezantuar programin e PD-së për ekonominë.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se do të shfuqizohet çdo licensë që është dhënë për të bërë monopolizimin e treguar dhe do të shkarkohen të gjithë ata inspektorë që gjobisin bizneset.
?Çdo leje, çdo licensë që nuk e justifikon veten do të shfuqizohet, do zbatojmë parimin e heshtjes ku barra e provës do t?i kalojë administratës dhe jo biznesit.
Monopolizimi i vendimmarrjes rritet jo nga viti në vit, por çdo tremujor.
Injorantët që janë futur në inspektoriate e që mbushin bizneset vetëm me gjoba do të testohen dhe do të hiqen, ato do të veprojnë vetëm në bazë të ligjit. ?-tha ai.
Më tej, kreu i PD-së shtoi se qëllimi është që ekonomia e vendit tonë të rritet dhe të ringrihet në renditjen e botës.
?Objektivi ynë është që vetëm një mandati Shqipëria të ngrihet me 30 vende në renditje e botës. Me ekspertët e Angela Merkel dhe me ekspertët e aleatëve të tjerë të Europës dhe Amerikë do të bëjmë të mundur rritjen e punësimit dhe pagave. Do të ngrihet edhe një institucion i veçantë që do përbëhet nga administrata dhe biznesi privat.?-u shpreh kryedemokrati.
Ai theksoi se kjo reformë synon që të ndihmojë zhvillimin e biznesit, si dhe shton se do të hiqet taksa e karburantit.
?Reforma fiskale synon një sistem tatimor të thjeshtë që të japë fryte si për tatim paguesit dhe administratë, të vendosi në piedestal qytetarin, të japë fitim sa më shumë për qytetarët dhe së katërti shkurtimin e duarve të inspektorëve.
Tatimi i biznesit të vogël do jetë 0.5 % të përfitimit. Taksa për karburantet do të shfuqizohet menjëherë, kjo nismë do të japë efekte për të gjithë.
Nëse biznesi gabon parashikim më shumë se 20% nga parashikimi i parë do të mbajë përgjegjësi financiare.?-deklaroi Lulzim Basha./CNA.al
Fjala e plotë e Kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës:
Koha që kemi zgjedhur sot mund të duket pak e çuditshme, pasi dje patë se si parlamenti u përfshi nga batareja dhe vulgariteti i një njeriu që s?ka ç?ofron më si kryeministër. Natyrisht që biznesit po i ofron zgjedhë dhe taksa të larta. Arsyet e vulgaritetit janë një dhe vetëm një: edhe mediat prestigjioze si VOA po tregojnë rrënjët e së keqes, që në Shqipëri ka një qeveri që nuk ka buruar nga vota. Këtë mundohet të fshijë Rama nga diskursi politik me një sjellje rrugaçërore.
Gjendja e ekonomisë, punësimit, sipërmarrjes dhe mirëqenies së shqiptarëve, pas gati 6 vitesh të qeverisjes së Edi Ramës, është në prag kolapsi.
-Shqiptarët kanë humbur shpresën, qindra mijëra kanë braktisur vendin, të tjerë po bëjnë përpjekje për ta braktisur.
-Rinia e papunë, e pashpresë, dijedashëse, por me sistem arsimor në rrënim, është në protestë dhe qindra mijëra të rinj shpresën e gjejnë vetëm në emigracion.
-Sipërmarrja e vogël, e mesme apo e madhe ka humbur mundësitë për zhvillim, për shkak të pushtimit të tregut nga oligarkia e lidhur me Edi Ramën. Vendin e sipërmarrjes së ndershme në treg po e zënë banditët me paratë e tyre të drogës e krimit. Sipërmarrja vuan çdo ditë dhunën fiskale, gjobëvënëse e korruptive të burokracisë inspektuese banditesko-politike të Edi Ramës.
-Investimet e huaja janë në rënie pikiatë pas mbarimit të disa projekteve të mëdha, të trashëguara nga qeverisja demokrate. Të huajt që tentuan të investojnë në Shqipëri u goditën nga sistemi oligarko-banditesk i Rilindjes. Ata janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen. Investitorë të rinj të mëdhenj nga Perëndimi as që po duken. Me përfundimin e TAP dhe Kaskadës së Devollit dhjetëra mijëra shqiptarë do të humbin vendet e punës.
-Fermerët vuajnë nga konkurrenca e pandershme e sistemit oligarkik të importeve, grumbullimit, shitjes dhe nuk marrin asnjë ndihmë shtetërore. Ajo shkon vetëm në xhepat e oligarkëve dhe zyrtarëve të korruptuar.
-Pasojat e një ekonomie të tillë bien mbi çdo shtresë shoqërore. Të varfrit, mosha e tretë, por edhe shtresa e mesme gjithashtu ? të gjithë sot, pas gati 6 vitesh janë më keq. Blejnë më shtrenjtë, nuk kanë rritje për pagat dhe pensionet, janë përjashtuar nga ndihma shtetërore, nuk kanë shpresë për punësim, kurim e përkujdesje.
Partia Demokratike i ka denoncuar këto probleme e vazhdon ta bëjë me këmbëngulje e durim. Partia Demokratike ka një program të qartë të masave emergjente të çlirimit të ekonomisë nga zaptuesit e saj dhe të masave të plota për ndezjen e motorrëve të ekonomisë për një rritje ekonomike të lartë, të qëndrueshme, përfshirëse e të shanseve të barabarta, që prodhon mirëqenie për shtresat e gjera të shoqërisë dhe ndihmon për daljen nga varfëria të shtresave të lëna në harresë e të braktisura.
Institucionet financiare të mos mbështesin piramidën e re financiare 1,5 miliardë dollarëshe
Më së pari, sistemi ekonomik duhet çliruar nga zaptimi i trefishtë i tregut: Krimi, Oligarkia dhe Burokracia Partia Demokratike arriti të imponojë axhendën e dekriminalizimit të institucioneve shtetërore, ndonëse Rilindja bëri e bën çdo përpjekje për rezistencë. Qindra kriminelë u larguan nga zyrat e shtetit. Ne kemi shpallur fazën e dytë të dekriminalizimit, vettingun e politikanëve të lidhur me fije te dukshme e të padukshme me krimin, produkt i të cilit është edhe beteja që po zhvillohet tani dhe që u zbulua nga VOA. Që nga 2013 asgjë s?është votë e shqiptarëve por produkt i krimit. Ndaj vettingu i politikanëve është prioritet absurd. Së fundmi është edhe dekriminalizimin e ekonomisë. Dosja 339 dhe 339/1 tregon se kryebashkiakët kryesorë janë përfshirë në transaksione me krimin e organizuar, por sipas informacioneve tona edhe ministra si dhe vetë kryeministri janë të implikuar në këto transaksione. Rilindja në pushtet, e detyruar të largojë kriminelët nga zyrat e shtetit, bashkëpunon me ta në prapavijën politike dhe ekonomike.
?Shqipëria Kolumbi e Europës? është damka që na ka vënë Edi Rama, nëpërmjet të cilës na njohin media ndërkombëtare dhe kancelaritë perëndimore. Krimi dhe paraja e tij në ekonomi nuk sjell zhvillim, por rrënim, ndaj ne po denoncojmë dhe demaskojmë që sot në opozitë e do ta spastrojmë nesër në qeveri, nga politika dhe ekonomia. Paketa jonë ligjore e propozuar është e plotë, ajo do të zbatohet e plotë dhe do të ketë efekt vetëm nëse zbatohet e plotë. Oligarkia meriton të njëjtën luftë si krimi. Ajo vjedh e grabit të sotmen dhe të ardhmen, njësoj si krimi. Një grusht kompanish të oligarkëve dhe rrjetit të tyre fitojnë thuajse të gjithë tenderët shtetërorë, kontratat PPP, lejet e licensat, me çmime super favorizuese për ta, me fonde limite qe i caktojnë vete dhe i fitojnë vete. Grabitje e financave publike, rritje e borxhit për çdo shqiptar. Oligarkia, në bashkëpunim me regjimin e Edi Ramës, po rrënon biznesin e vogël e të mesëm dhe po dekurajon edhe biznesin e madh, që nuk është pjesë e tepsisë së pushtetit. Partia Demokratike ka shpallur një platforme të qarte e të plotë për shkatërrimin e sistemit oligarkik të Edi Ramës dhe shpurës së tij. Asnjë kontratë, leje a licencë e fituar në mënyrë abuzive nuk do të mbetet në fuqi. Çdo pasuri e vënë abuzivisht do të hetohet me barrën e provës të ligjshmërisë mbi oligarkët e nëse gjendet në keqbërje ndaj popullit e vendit, do të konfiskohet. Kemi sinjale që 1,5 miliardë dollarë kontrata korruptive do të hidhen në treg këtë vit. E paralajmëroj sistemin bankar dhe institucionet financiare të mos bëhet pjesë e kësaj piramide nëse nuk duan që kjo piramidë t?i marrë me vete.
Sistemi i licensave dhe inspektoratet do t?i nënshtrohen një reforme të thellë
Derregullimi do të prekë çdo pjesë të administratës sime. Çdo leje, licencë apo autorizim, i cili nuk justifikon veten, do të shfuqizohet brenda 100 ditëve të para të qeverisë time. Do të zbatojmë parimin ?silence is consent? (miratim në heshtje), ku barra e provës do t?i kalojë administratës dhe jo biznesit. Do të lehtësojmë çdo barriere administrative të hyrjes dhe daljes nga tregu, si indikator i fortë për përmirësimin e klimës së biznesit. Inspektoratet e cdo lloji, që janë kthyer në banda grabitqarësh dhe që po lemerisin cilindo që ka një aktivitet tregtar, mbushur me injorantë partiakë, hajdutë ordinerë, që vendosin gjoba dhe vetëm gjoba për të mbushur xhepat e tyre, do të riorganizohen me anë të një reforme prioritare, që do të kryhet brenda 100 ditëve të para të qeverisë sime. Inspektoriatet e reja do të ringrihen mbi bazën e ligjshmërisë, meritës profesionale, etikës dhe transparencës. Inspektoriatet do të veprojnë vetëm, kur kjo është e domosdoshme për të mbrojtur interesin publik apo të palëve të treta. Inspektoriatet do të veprojnë vetëm mbi metodën e vlerësimit të riskut.
Asnjë biznes nuk do të shpenzojë më shumë se 5 ditë pune në vit për të pritur inspektorët, nga mbi 100 ditë që është sot. Gjatë qeverisjes sonë, në vetëm një mandat, Shqipëria do të renditet në 30 me nivelin më të ulët të burokracisë. Qëllimi ynë final është ta kthejmë Shqipërinë në një parajsë të klimës se biznesit, në një pol tërheqës së investimeve të huaja direkte. Për këtë, pranë zyrës së kryeministrit do të funksionojë një trupë e veçantë me përbërje nga ekzekutivi dhe sektori privat. Për të arritur këtë qëllim, kjo trupë do të ketë aftësi vendimmarrëse për të gjitha reformat ligjore dhe institucionale.
14 milionë lekë, niveli fiks i biznesit të vogël për TVSH dhe tatim-fitimin
Çfarë synon reforma jonë fiskale? Cilat janë arsyet e masave që ne do të ndërmarrim? Së pari, duam të ndërtojmë një sistem tatimor të thjeshtë, që do të japë fryte si për tatimpaguesin, ashtu edhe për interesin publik, administratën. Së dyti, duam të vendosim në piedestal qytetarin, tatimpaguesin dhe ta kthejmë inspektorin tatimor në shërbëtor të vërtetë të tij. Së treti, duam të lëmë sa më shumë para në xhepin e njerëzve, duke besuar fort së këto para kanë më shumë vlerë, nëse administrohen nga vetë njerëzit dhe sipërmarrësit, sesa nga burokratët e administratave. Së katërti, duam të shkurtojmë duart e gjata të inspektorëve dhe kontrollorëve. Po ashtu, kjo reformë fiskale synon të ulë kostot e vetëdeklarimit nga ana e tatimpaguesit. Konkretisht, për Biznesin e Vogël, brenda 100 ditëve të para, do të realizohet: Rritja e kufirit të regjistrimit për TVSH nga 2 milionë lekë xhiro vjetore në 14 milionë lekë ose 140 mijë dollarë. Qëllimi është krijimi i një kufiri të vetëm prej 14 milionë lekësh si për TVSH, ashtu edhe për Tatimin mbi të Ardhurat. Kalimi i tatimit mbi biznesin e vogël në tatim lokal, me kuota fikse sa 0,5% xhiros vjetore. Gjithashtu, pagimi i kuotave fikse nga Biznesi i Vogël do të shoqërohet me marrjen e një pulle fiskale, ngjitja në vitrinë e së cilës, do t?i thotë stop kontrolleve e inspektimeve korruptive e abuzive. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme. uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore nga rreth 24% në 18% për të vetëpunësuarit, ndërsa për të punësuarit 9%.
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ndërsa ka prezantuar prog...
Studiuesit e Qendrës për Kontrollin e sëmundjeve në Atlanta ...
Për sa kohë që mbajmë mend, thonjtë nude kanë qenë të prefer...
Sapo është zbuluar një detaj “sekret” i cili bën mrekullira!...
Nëse ka diçka që shqetëson më shumë femrat janë rrudhat dhe ...
Fotografohet për herë të parë bashkë që nga shtatori i vitit...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një taki...
Deputeti LSI, Nasip Naço ka kërkuar sot shkarkimin e Prefekt...
Në një takim me bizneset, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim...
Ditën e djeshme në seancën plenare të Kuvendit të Shqipëris...
Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Besa Shahini ka zhvilluar...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e quan ngjarje historik...
Gjatë mbledhjes së sotme ku është bërë prezantimi i Shkollës...
Është arrestuar në Tiranë, Donaldo Nelaj, i cili akuzohet si...
Që prej mbrëmjes së djeshme, Alesia Bami nuk u shfaq si veli...
Prej disa muajsh këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ves...
Gjunjët janë të rëndësishëm në trupin tonë, sidomos nëse bëj...
Madonna sot është një këngëtare shumë e pasur, por në të shk...
OSBE ka shprehur keqardhje ndaj raportit të fundit të Transp...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...