web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Është zyrtare: Ja kur do të performojë Jonida Maliqi në festivalin “Eurovision 2019”

29 Janar 2019, 10:40, Lifestyle CNA

Tashmë zyrtarisht ndarjen e netëve se, kur do të performojnë përfaqësuesit e shteteve në ?Eurovision 2019?, që do të mbahet këtë vit në Tel Aviv.

Pavarësisht se radha e performancave do të vendoset në pranverë, pasi të prezantohen të gjithë këngët konkurruese, fansat mund të dinë që tani se cilët do të bëhen pjesë e finales së madhe në maj.

Shqipëria mësohet se do të performojë në gjysmëfinalen e dytë të festivalit evropian, bashkë me 17 shtetet e tjera konkurruese. ?Kundërshtaret? e saj janë: Sllovenia, Bjellorusia, Republika Çeke, Mali i Zi, Qipro, Serbia, Finlanda, Polonia, Hungaria, Portugalia, San Marino, Islanda, Gjeorgjia, Australia, Belgjika, Ukraina dhe Greqia.

Ndërsa të nominuara direkt për në finale janë, Izraeli, Franca, Gjermani, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Këtë vit Shqipëria përfaqësohet nga Jonida Maliqi me këngën ?Ktheju tokës?.





Lajmet e fundit nga