Lojërat e fatit në Shqipëri/ Procedohen penalisht dy persona
Që nga data 1 Janar me vendim të qeverisë të gjitha lojërat ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani ka thënë sot se qeveria është duke përgatitur një ligj, me anën e të cilit synon të vjedh pronat e shqiptarëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shprehet se ligji për krijimin e një kompanie shtetërore për të menaxhuar pronat publike është i gabuar dhe ngre shumë pikëpyetje.
Ai shkruan se kjo kompani do të marrë në kontroll të gjitha pronat që nuk rezultojnë në emër të një pronari, ku shton se ka ende shumë prona private që nuk janë regjistruar.
?Sot pronë shtetërore quhet çdo gjë që nuk është private. Mirëpo jo e gjithë prona private është regjistruar ende në ZRPP. Thuajse e gjithë Riviera është ende e pa regjistruar, megjithëse prej vitesh ka pronarë dhe ndërtime private aty.
Ndërkohë zyrtarisht ato janë ende prona shtetërore.
Kjo është situata në shumicën e tokave të ndara me ligjin 7501. Kjo do të thotë se qeveria ja merr tokën pronarëve dhe ja jep Kompanisë?!!?-shprehet ai.
Më tej, ish-ministri rendit të gjitha pikat që e bëjnë këtë ligj të dyshimtë dhe të gabuar.
?Një ligj i poshtër.
Ligji më i ri që ka përgatitur qeveria, për krijimin e një kompanie shtetërore për të menaxhuar pronat publike, është mjaft i disktutueshëm.
Ideja e krijimit të kompanive shtetërore nuk është detyrimisht e gabuar, por propozimi i qeverisë ngre pyetje dhe dyshime serioze.
Disa nga pyetjet/çështjet që ngrihen natyrshëm janë:
Ligji aktual për Shoqëritë Tregtare e parashikon mundësinë e krijimit të kompanive shtetërore. Mjafton që Qeveria të shprehë një vullnet, të ketë një ide dhe me një tufë aktesh themelimi mund ta krijojë një kompani me kapital 100% shtetëror.
Atëherë përse duhet një ligj i ri?!!
Qartësisht me këtë ligj kërkohet të nxirren nga funksioni ligjet ekzistuese. Fiks si në rastin e ligjit, të ashtuquajtur, Për Teatrin!
Po të ndiqet logjika normative e ligjit për Shoqëritë Tregtare, kuptohet natyrshëm që larmishmëria e shoqërive që mund të krijohet është e madhe. Ligji synon krijimin e vetëm një (super) kompanie që do menaxhojë ekskluzivisht pronat shtetërore.
Natyrshëm lind pyetja tjetër:
Prona shtetërore administrohet nga qeveria. Tani do krijohet dhe kompania për këtë gjë. Tani kemi qeveri dhe kompani, apo kemi vetëm kompani ose vetëm qeveri?
Detyra Kushtetuese e qeverisë është të administrojë pronën shtetërore, por nëse kjo pronë i kalon kompanisë, atëherë qeveria për çfarë duhet?!
Si mund të kryejë detyrat e saj një qeveri që s?ka asnjë pronë nën administrim? Fjala bie ç?prona do t?i jepen ish pronarëve nga qeveria, kur ajo nuk ka më prona në inventar?
Meqë dolëm tek pronarët del pyetja tjetër:
Sot pronë shtetërore quhet çdo gjë që nuk është private. Mirëpo jo e gjithë prona private është regjistruar ende në ZRPP. Thuajse e gjithë Riviera është ende e pa regjistruar, megjithëse prej vitesh ka pronarë dhe ndërtime private aty.
Ndërkohë zyrtarisht ato janë ende prona shtetërore.
Kjo është situata në shumicën e tokave të ndara me ligjin 7501. Kjo do të thotë se qeveria ja merr tokën pronarëve dhe ja jep Kompanisë?!!
E njëjta logjikë vlen për zonat me ndërtime informale.
Pra dyshimi është se me këtë nismë qeveria, nëpërmjet Parlamentit, në abuzim të plotë kushtetues mund të heqë tituj pronësie.
Ky do ishte kulmi!
As kompanitë private nuk e kanë këtë praktikë. Të gjitha e bëjnë një proces përzgjedhës të çmimit dhe cilësisë më të mirë.
Përse një kompani publike nuk duhet ta ndjekë këtë proces?!
E vetmja arsye është KORRUPSIONI!
Meqë dolëm tek korrupsioni, lind pyetja:
Ky është sot kaosi më i madh i trajtimit të pronave, pasi metodat e vlerësimit janë të gjitha të diskutueshme dhe që kanë krijuar shume përplasje.
Manaxhimi publik është kriza më e madhe e shoqërive shumë më të zhvilluara se ne. Në shtetin tonë ku ligji nuk zbatohet, qeveritë janë mbi shtetin, administratorët publikë nxiten thjesht nga korrupsioni, një ide e tillë është mjaft e rrezikshme.
Pra pasuria publike mund të zhvleftësohet dhe të tjetërsohet për një copë bukë tek cilido ?partner privat? që do jetë i përzgjedhur edhe pa tender!!!!
Pa dyshim që po! Meqë koncensioneve dhe PPP-ve ju erdhi fundi, nëpërmjet kësaj kompanie shqiptarët të marrin borxh tregtar në formë kredish. Kompania ka të drejtë të marrë kredi.
Nga ana tjetër nëpërmjet falimentit dhe zhvleftësimit fiktiv të pasurisë kjo metodë mund të shërbejë lehtësisht për të ?privatizuar? edhe ato pak prona që kanë ngelur.
Pra nga njëra anë marrim borxh nga ana tjetër nuk kemi pasuri ta lajmë.
Ka edhe pyetje të tjera, por këto më duken më thelbësoret që e bëjnë këtë ligj në kushtet tona TË PAPRANUESHËM!
Kjo është poshtërsi që as pushtuesit nuk ja bëjnë dot një populli!?-shkruan Ylli Manjani./CNA.al
Që nga data 1 Janar me vendim të qeverisë të gjitha lojërat ...
Lexova këdo ditë në media mirënjohjen e shkrimtarit Zija Çel...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit të ti...
Janë zbardhur detaje të reja nga vjedhja e bankës së nivelit...
Një bankë e nivelit të dytë është vjedhur ditën e sotme në q...
Ndërkohë që kanë kaluar rreth 10 ditë nga mbledhja e Këshill...
Nga qyteti i Kavajës ku ka nisur takimet e tij për zhvillimi...
Nga takimi me të rinjtë e FRPD-së në qytetin e Kavajës, kreu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar nj...
Është hapur drita jeshile për ngritjen e Gjykatës Kushtetues...
Me 17 Qershor 2017, Parlamenti miratoi me 100 vota pro, dy ...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për çështjen e kufijve...
Pas akuzave të ngritura nga deputeti i PD-së, Enkelejd Alibe...
Ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë Rama 1, Edmond Panariti...
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të ...
Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Melescanu, vend që mba...
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një person është...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është shprehur...
Një 22-vjeçar është arrestuar në kufirin shqiptaro-grek.I r...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...