web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si i “vrau” Vjollca të gjithë shokët dhe bashkëpunëtorët e Tanit të Top-it

24 Janar 2019, 10:51, Aktualitet CNA

Hakmarrje, urrejtje ndaj shokëve apo ndaj vetë ish-bashkëshortit të saj?

Një histori dhe kapitull që po shkon drejt fundit, pas një përplasje të madhe që Vjollca Hoxha filloi me ortakët e Dritan Hoxhës, ish-bashkëshortit të saj të ndjerë. Filloi me Albert Sinën dhe Aurel Bacin dhe shkoi në çdo qelizë të Top Medias, ?dëshmori? i fundit u shënua një ditë më parë. Alban Jaho, Drejtor i Digitalb nga dita e themelimit të kompanisë u shkarkua nga Vjollca Hoxha.

Por,  beteja e Vjollcës me shokët e Tanit, rrethin e tij më të ngushtë dhe bashkëpunëtorët ka filluar prej shumë kohësh.

Në një ?pabesi? ajo shkarkoi Enkelejd Jotin, drejtorin historik të Top Channel, duke u vënë vetë Administratore dhe drejtore e kompanisë, që sot drejtohet nga Ben Blushi.

Bashkë me largimin e Jotit, filloi dhe përplasja me dy aksionerët Albert Sino dhe Aurel Baci, që kanë në zotërim 60% të aksioneve të kompanisë. Çështja u fitua në shkallën e parë nga ortakët e shumicës, në apel u rrëzua dhe tashmë ndodhet në gjykatën e lartë e me shumë gjasa do shkojë deri në Strasburg.

Më pas, Vjollca largon nga kompanitë Eduard Podën, i cili njihet si Edi i Lorit (Lori Kaffe). Një nga bashkë themeluesit e drejtuesit kryesorë të kompanisë, që u largua nga zonja Hoxha pa i njohur asnjë kontribut.

Besnik Myftari është një tjetër bashkëpunëtor i Dritan Hoxhës larguar nga vjollca, ai ka qenë drejtor i gazetës ?Shqip? dhe shtëpisë botuese ?Saras?.

Ardian Proko, ish zv/drejtor i Përgjithshëm i Top Channel dhe drejtor i Top Show e Portokalli, ishte nga të parët që u largua kur Vjollca mori drejtimin e Top Channel.

Këta janë ?të vrarët? e Vjollcës vetëm në këtë foto, por ata kanë qenë çdo ditë në krah të Dritan Hoxhës dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, që sot nuk janë më në asnjë pozicion në Top Channel, disa në gjyqe, disa në jetën e tyre, por nuk janë vetëm kaq. Janë me dhjetra e dhjetra të tjerë viktima të ?reformës? Vjollca Hoxha, që më shumë se ndryshim duket hakmarrje e saj ndaj shokëve të Tanit të Top-it./ CNA.al

Lista e plotë- ?Gjeneralët dhe Ushtarët? e ?vrarë? të Top Channel nga Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi

Largmi i drejtorit të Digitalb/ Pritet emri i ri

Shkarkimi i Alban Jahos/Digitalb në kaos

Shkarkohet drejtori i Digitalb, Alban Jaho “dëshmori i fundit”

Dokumenti/ Si e shatazhoi ?Top Channel? gjyqtarin Fatri Islamaj, për mos të kthyer borxhin prej gjysmë miliardi

Ëndrra e vrarë e Tanit

Largmi i drejtorit të Digitalb/ Pritet emri i ri





Lajmet e fundit nga