LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumenti/ Si e shatazhoi “Top Channel” gjyqtarin Fatri Islamaj, për mos të kthyer borxhin prej gjysmë miliardi

5 Nëntor 2018, 16:07, Aktualitet CNA
Dokumenti/ Si e shatazhoi “Top Channel” gjyqtarin Fatri Islamaj,

Vjollca Hoxha administratorja e televizionit Top Channel e ka shfrytëzuar gjithë pushtetin e saj mediatik, për mos ti kthyer borxhin prej rreth 470 milionë lekë që i detyrohet kompanisë New Vision?.
Kjo kompani ka ndërtuar të gjitha studiot e reja, ku transmetohen emisionet më të rëndësishme të televizionit.

Kompania ka fituar në rrugë gjyqësore të drejtën e saj për të marrë pagesën mbi punimet e kryera dhe të palikuiduara nga ?Top Channel?.

?Gjykata e Tiranës, më datë 30.05.2018, ka miratuar kërkesën për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, që do të thotë se detyron kompaninë ?Top Channel? që nëpërmjet një përmbaruesi gjyqësor të paguajë detyrimet ndaj ?New Vision?. Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit, përmbaruesi gjyqësor bllokoi llogaritë e televizionit në bankën Raiffeisen? ? shkruan Bold News.

Hoxha e cila mban postim e administratores së Top Channel, e kundërshtoi urdhrin e ekzekutimit, por kërkoi edhe gjykimin në themel të çështjes.

Pas kësaj kërkese gjykata e Tiranës, përpara se të niste gjykimin në themel të çështjes, pranoi kërkesën e Hoxhës duke i hequr çdo të drejtë kompanisë ?Neë Vision? që të merrte paratë që i takonin.
New Vision? e ankimon në Gjykatën e Apelit vendimin për pezullimin e urdhrit të ekzekutimit.
Pjesë e treshesh gjyqësore shqyrtonte këtë kërkesë të ?New Vision?, ndër të tjerë ishte edhe gjyqtari Fatri Islamaj në cilësinë e relatorit të kësaj çështjeje.
Në fillim Gjykata e Apelit caktoi datën 08.10.2018 për ta gjykuar këtë çështje në dhomë këshillimi, pra pa praninë e palëve.

Kjo trupë gjykuese në datën 08.10.2018, bazuar në fashikullin e gjykimit, ka vendosur ta kalojë në seancë gjyqësore, pra të dëgjojë edhe pretendimet e palëve në lidhje me këtë çështje e për këtë arsye ka vendosur si datë për zhvillimin e seancës gjyqësore datën 17.10.2018.

Po në këtë datë përfaqësuesi i Top Channel, i ka kërkuar gjykatës me shkrim shtyrjen e kësaj seance për shkak të një procesi tjetër gjyqësor, sepse ishte i angazhuar në datë dhe në atë orë.
Pas kësaj trupa gjykuese ka vendosi shtyrjen për në datën 29 Tetor 2018 për të gjykuar këtë çështje dhe për të shpallur vendimin mbi kërkesën e ?New Vision? dhe për të rrëzuar pezullimin e urdhrit të ekzekutimit. Urdhër me të cilin kjo kompani do të fitonte të drejtën për të marrë shumën 470 milionë lekë që i ka borxh Vjollca Hoxha.

Pak ditë, para dhënies së vendimit Top Channel ndërmerr një veprim kërcënues për të vendosur nën presion gjykatën e Apelit.
Këtë gjë e fakton një shkresë e datën 19 nëntor. Me anë të kësaj shkrese Top Channel? i kërkon informacion Këshillit të Lartë të Drejtësisë KLD mbi aktivitetin e gjyqtarit Fatri Islamaj.

Top Channel e ka kërkuar këtë shkresë me justifikimin e përgatitjes së një dokumentari televiziv.
Hoxha me anë të kësaj shkrese ka dashur të dijë nëse KLD ka të dhëna mbi gjyqtarin Islamaj, e konkretisht nëse ndaj tij ka patur ankesa apo denoncime nga ana e qytetarëve gjatë të gjithë karrierës së tij, si edhe t?i vihen në dispozicion këto ankesa. Admistratorja e Top Channel ka dashur të dije edhe nëse ka pasur vërejtje apo paralajmërime gjatë karrierës së tij.

Ky presion dhe shantazh ka rezultuar i sukseshëm për Vjollca Hoxhën, pasi gjykata e Apelit e Tiranës vendosi të mos pranojë kërkesën e ?New Vision? për rrëzimin e pezullimit të urdhërit të ekzekutimit.
Kompanisë ?New Vision? i duhet të presë sërish një kohë të pacaktuar, derisa gjykatat shqiptare të shqyrtojë padinë në themel ndaj Vjollca Hoxhës./ CNA.al

Dokumentet 

Lajmet e fundit nga