Veliaj vijon skemat/ Përdor avokatin e pandehur për të shtyrë seancën
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...
Avokati Spartak Ngjela deklaron se politika në Shqipëri dhe Kosovë po shkon në një lidhje të drejtpërdrejtë.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela thekson se rasti më i mirë që e tregoi këtë është kryeministri Ramush Haradinaj me vendimin për rritjen e taksës për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë.
?Të gjithë janë sulur të shpëtojnë Serbinë, kurse kryeministri Haradinaj kuptohet se e ka kapur demin nga brirët kur thotë: ?taksa hiqet menjëherë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës?. Kjo do të thotë, ose njohje e Kosovës, ose falimentim ekonomik i Serbisë?, shkruan Ngjela.
Postimi i plotë i Ngjelës:
Politika shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri aktualisht kuptohet se është në lidhje të drejtpërdrejtë.
l.Taksa 100 përqind për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë është akti i parë historik që një qeveri shqiptare tregon se është me shqiptarët dhe për shqiptarët.
E shihni sesi ecën e fort historia e shqiptarëve kur një kryeministër nuk është i shitur te fqinjët pushtues?
Rasti i Ramush Haradinajt e tregoi më në fund këtë.
Forcë; karakter dhe atdhedashuri: kjo është përmbajtja morale e kryeministrit të Kosovës.
Një shoqëri apo një popull kurrë nuk e arrin dot mirëqenien dhe prosperitetin e tij nëse drejtohet nga qeveri të korruptuara që shesin interesin kombëtar.
Prandaj, taksa 100 përqind, vendosur Serbisë, është hapi i parë që po hyn pozitivisht në historinë e re të Shqipërisë. Ky akt po e çon drejt degradimit ekonomik Serbinë. Të gjithë janë sulur të shpëtojnë Serbinë, kurse kryeministri Haradinaj kuptohet se e ka kapur demin nga brirët kur thotë: “taksa hiqet menjëherë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës”. Kjo do të thotë, ose njohje e Kosovës, ose falimentim ekonomik i Sërbisë.
ll.Ushtria e Kosovës është hapi i dytë i madh, dhe duhet menduar se ky është një proces i cili do të sjellë forcën e Arbërisë së bashkuar në Ballkanin Perëndimor. Ajo është krijuar me orientim amerikan të drejtëpërdrejtë, dhe është e lidhur politikisht me bazën amerikane që po ngrihet në Kuçovë. Kjo të jep të kuptuar se politika amerikane kërkon një Arbëri ballkanike të konturuar mirë ushtarakisht. Por pikërisht kjo ka trembur njëherësh korrupsionin kryeministror në Tiranë dhe politikën në Beograd e në Athinë.
Prandaj kuptohet se hapi i tretë do të jetë në Shqipëri. Ky është eliminimi i katër krerëve politikë në Tiranë, të katër të korruptuar dhe kundër interesit të Shqipërisë: këta janë Berisha, Rama, Meta dhe Basha. Njërëz të tjetërsuar, njëlloj si Enver Hoxha, që, për interesin e pushtetit të tyre personal, edhe këta si ai, po duan spostimin e Shqipërisë në Lindje.
Të katër janë lëshuar sa në Moskë, në Athinë e në Beograd, por më i degraduari duket se është Edi Rama që shkon te Erdogani në Turqi për t’i shpëtuar politikës amerikane antikorrupsion në Shqipëri. Është i lehtë nga arsyeja politike. Në vënd të ketë vetëkorektim për të shpëtuar diçka në fatin që e pret, lodhet kot kur mendon të shpëtojë kokën nga ndëshkimi, duke shkuar me çitjane në Stamboll. Një gjë sa qesharake aq dhe e rëndë për një kryeministër.
lll.Këta sot mund të quhen të katër të sëmurët e fundit në vargun historik që ka drejtuar Shqipërinë. Të katër ama, kuptohet se as që e kanë ditur qoftë dhe për një sekondë çfarë duhet të bëjnë për Shqipërinë dhe shqiptarët, por vetëm kanë sunduar mbi varfërinë shqiptare të imponuar prej tyre. Ky është realiteti.
Historia e Shqipërisë është e trishtë: Kryeministrat dhe presidentët e Shqipërisë që nga viti 1924 kanë qenë të shitur te fqinjët pushtues. Iu kanë dhënë territore fqinjëve, dhe, në periudhën 1925-1948 me urdhër dhe ndihmë të Beogradit kanë vrarë patriotizmin e ditur shqiptar dhe krerët e mëdhenj patriotë të kishës katolike shqiptare.
Gjithçka kanë bërë dhe asgjë nuk kanë fituar personalisht, por Shqipërinë e kanë çuar disa herë deri në zgrip të shpërbërjes së saj.
Por tani, që në Ballkan janë dy shtete shqiptarë, doli në skenë një politikë e re në Kosovë e cila pritet të sjellë rivendosjen e dinjitetit shqiptar në Ballkan dhe në Europë.
Nëpërkëmbja e shqiptarëve ka qënë gjithmonë një propagandë serbo-greke kundër dinjitetit dhe vlerave shqiptare.
Por, të gjithë kryeministrat e Shqipërisë e kanë lejuar këtë me kast. Shumica kanë bërtitur për orientin dhe islamin radikal me urdhër të Beogradit. Por asgjë nuk kanë arritur, veç shkatërrimit të tyre. I pari e pësoi Esat Toptani; i dyti Ahmet Zogu; i treti Enver Hoxha me urrejtje popullore; tani radha vjen te katër të fundit, që nuk po iu zë vendi vend e po vërtiten bashkë në jerm për të ndaluar Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme. Por e kanë të kotë.
Këta, të katërt bashkë, në 25 vjet e rropatën shoqërinë shqiptare dhe e zhvatën në mënyrë të paturpshme me korrupsionin më të madh dhe më kriminal që është njohur. Kur të dëgjojnë akuzën kundrejt tyre, Shqiptarët do ta kuptojnë qartë që varfëria e sotme shqiptare është vepër direkte e korrupsionit kryeministror shqiptar./ CNA.al
Lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipër...
Presidenti Ilir Meta i ka kthyer një përgjigje të gjithë ske...
Në kuadër të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qema...
Për juristin e njohur, Çlirim Gjata, drejtuesja e komanduar ...
Pesë persona, konkretisht në Fier, Shkodër, Durrës dhe Himar...
Kanceri i gjiritNjë nga faktorët e rrezikut për kancerin e g...
Prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend janë të de...
Disa deputetë të Partisë Demokratike, gjatë periudhës së boj...
I arrestuar që në rini, pasi provon torturat çnjerëzore në h...
Një sasi prej rreth 5.2 mln euro llogari bankare dhe pasuri ...
Ragni i tregon Shivait që Sidart e ka kërcënuar se do e vras...
Orhan vendosë ta ndjekë çështjen pasi mendon se dikush e ka ...
Medalja ka dy anë, por së fundi në politikën shqiptare të dy...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi kreu i opozitës së Ven...
Nga Lutfi Dervishi* Gjendja politike në Tiranë i ngjan motit...
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ndërs...
Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, një ish-gjeneral i Pa...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar rëndë sot kryetar...
Tre shtetas shqiptar dhe një rumun kanë rënë në prangat e po...
Studentët e universiteteve publike në vend, duken të vendosu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...