web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama përplaset me studenten/ "Po më ndërpreve del jashtë"

18 Janar 2019, 11:58, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama është përplasur ditën e sotme me një studente, e cila ka replikua ndaj fjalës së tij.

Gjatë zhvillimit të ?Paktit për Universitetin?, kreu i qeverisë tha se ata rinj që ndodhen të ngujuar në fakultete nuk janë studentë e duhet të largohen.

Në këtë moment një studente filloi t?i bënte replikë Kryeministrit, gjë që nuk u prit fare mirë nga ky i fundit.

Rama i tha të resë se nuk do ta lejonte atë që ta ndërpritste, duke shtuar se nëse do tentonte sërish do të dilte nga salla.

?Të drejtën për të ndërprerë njerëz në një sallë ta harroni. Sta jep njeri këtë të drejtë, se po ndërpreve njeri në sallë se del dhe jashtë.?-tha Edi Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga