Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka denoncuar një fenomen, i cili sipas tij po kryhet me qëllim manipulimin e zgjedhjeve lokale.
Klement Zguri deklaroi se po bëhet tranferim i shtetasve të ndryshëm nga një zonë banimi në një tjetër, me qëllim ndikimin e paligjshëm në rezultatin e zgjedhjeve.
?Po bëhet transferimi artificial i mbështetësve të njërës apo tjetrës palë, me qëllim ndikimin e paligjshëm në rezulatin e zgjedhjeve?-tha Zguri.
Më tej ai theksoi se ky fenomeni ka pasoja të rënda në demokracinë e vendit.
?Ky lloj shpërdorimi ka pasoja të rënda mbi sistemin demokratik dhe cënon rëndë raportin e të zgjedhurve me zgjedhësit. Ky fenomen është i verfikushem lehtëësisht, zgjedhësi e zhvendosur artificialisht është e lehtë të konstatohen?-tha Zguri.
Po ashtu, Klement Zguri ka paralajmëruar procedim penal ndaj atyre që lejon bashkive që lejojnë ndryshimin fiktiv të vendbanimit.
?KQZ do kallëzojë penalisht kryetarët e bashkive dhe përgjegjësit e zyrave civile kur konstatohen shkelje të tilla, prandaj bëjmë këtë paralajmërim publik. Ftoj dhe liderin e mazhorancës dhe të opozitës të deklarohen publikisht kundër me qëllim që t?i heqin mbështetjen këtij fenomeni. Zgjedhjet janë gur prove për procesin e integrimit të vendit në BE?-u shpreh ndër të tjera Klement Zguri.
Deklarata e plotë:
Listat e zgjedhësve janë parakushti që zgjedhësit shqiptarë të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Saktësia dhe korrektësia e listave janë preokupim i dorës së parë për KQZ-në. Për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, procesi i saktësimit dhe korrigjimit të listave ka filluar.
Përgjegjësinë ligjore per këtë proces e kanë zyrat e gjendjes civile, ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka detyra mbikqyrëse.
Ky proces nuk del dot mirë nëse zgjedhësit nuk shfaqin vëmendje dhe nuk tregohen aktivë. Qëllimi i kësaj dalje publike në emër të KQZ-së është pikërisht ky: të kërkojë vëmendjen e zgjedhësve, të bëjë thirrje për aktivizimin e tyre.
Deri tani Zyrat e Gjendjes Civile kanë printuar dhe publikuar listat me të dhënat paraprake për çdo zgjedhës.
Ne u bëjmë thirrje dhe një herë zgjedhësve që të kontrollojnë emrin e tyre në listën elektronike të zgjedhësve të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Deri më datë 21 maj 2019 është e hapur mundësia për t?iu drejtuar Zyrave të Gjendjes Civile ku kanë të regjistruar vendbanimin e tyre për të plotësuar apo saktësuar të dhënat e listës.
Pas kësaj date listat bëhen përfundimtare.
Zgjedhësit që nuk e kanë emrin në listë mund të votojnë vetëm me vendim gjykate.
Në proceset e mëparshme zgjedhore jo vetëm vëzhguesit por edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konstatuar se në disa bashki të vendit është përhapur fenomeni i transferimit artificial të vendbanimit të mbështetësve të atyre që kandidojnë për kryetarë të bashkive, me qëllim ndikimin e paligjshëm mbi rezultatin e votimit, nëpërmjet votave të këtyre votuesve artificialë.
Ndryshimi artificial i vendbanimit përbën shpërdorim të pastër detyre, por ka pasoja të rënda edhe mbi sistemin demokratik, sepse cënon rëndë raportin e zgjedhësve me pushtetin e zgjedhur, si atje ku votojnë zgjedhësit e zhvendosur artificialisht, ashtu dhe atje ku ata fshihen padrejtësisht nga lista.
Ky fenomen i kundraligjshëm lë gjurmë, ndaj është i verifikueshëm dhe i provueshem lehtësisht. Zgjedhësit e zhvendosur artificialisht regjistrohen masivisht në adresa artificiale. Është e lehtë të konstatohet se kur në një apartament figurojnë 10, 20 apo 30 familje, atëherë në këtë bashki, kryetari i bashkisë dhe përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile kanë organizuar, në bashkëpunim, zhvendosjen artificiale të vendbanimit të zgjedhësve, kanë kryer shpërdorim detyre.
Auditët e emëruar nga KQZ që mbikëqyrin listat e zgjedhësve do të merren posaçërisht me investigimin e këtij fenomeni.
KQZ-ja do të kallëzojë penalisht kryetarët e bashkive dhe përgjegjësit e zyrave të gjendjes civile, kurdoherë që të vihet përballë këtyre fakteve, sapo që ato të konstatohen dhe pa pritur përfundimin e procesit zgjedhor.
Prandaj po bëjmë këtë paralajmërim publik, me qëllim që të mos ketë kryetarë bashkish që tentojnë për të bërë këtë formë manipulimi.
Përgjegjësit e zyrave të gjendjes civile të marrin masa e të kontrollojnë të gjitha aplikimet që u vijnë për ndryshim vendbanimi në këtë periudhë dhe zgjedhësit, të cilëve u kërkohet të bëhen pjesë e skemave të tilla të manipulimit, të refuzojnë bashkëpunimin në krim.
Midis KQZ-së, mazhorancës dhe opozitës nuk ka asnjë konflikt në trajtimin e këtij fenomeni. Ai është kundërligjshmëri që autorët e bëjnë në konflikt të pastër interesi dhe në dëm flagrant të zgjedhjeve.
Ndaj unë ftoj dhe lidershipin e mazhorancës dhe atë të opozitës të deklarohen publiksht kundër, me qëllim që t?i heqin çdo mbështetje politike fenomenit.
Zgjedhjet e datës 30 qershor janë ushtrim shumë i rëndësishëm demokracie, por këtë radhë ato janë më shumë se kaq, janë gur prove për Shqipërinë në procesin e vet të integrimit në Bashkimin Evropian.
Kujdesi i të gjithëve për listat e zgjedhësve, secili sipas rolit dhe funksionit, është vetëm hapi i parë, por shumë i rëndësishëm në këtë proces.
Faleminderit!/CNA.al
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në detyrë dhe homologu i...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po përballet me...
“Për më tepër, duhanpirësit me diabet kanë një menaxhim të v...
Shumë persona, kryesisht afrikano-jugorë vuajnë nga ciroza e...
Për ata që mendojnë se efekti pozitiv i frutave dhe perimeve...
Një nga arsyet përse kanceri i vezoreve diagnostikohet kaq v...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publiku...
Ben Blushi një eksponent politik i rikthyer në menaxhimin e ...
Kryeministri Rama ka reaguar pasarrestimit të 13 personave d...
Edhe pse gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur reshje dëbore...
Shivai i thotë Anikës se nuk ka ndodhur asgjë mes tij dhe Ra...
Nilgyn vendosë t’ja shkatërrojë jetën Xhengizit tani që ai ë...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 13 personav...
Në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin pritet të vizitoj...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Arbërorët e quanin Kryezot/ Papët e Romës e emërtuan “Atlet...
Ditët e para të 2019-s nisën me një bilanc jo të mirë për sa...
Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë orët e para të ...
Bankomati i një banke të nivelit të dytë në qytetin e Vlorës...
DASHI 21. mars – 20. prill Yjet do ju mundësojnë sot ditën ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...