"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Gjatë inagurimit të pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, ku morën pjesë disa drejtues të qeverisë Shqiptare dhe krerët e institucioneve të vendit fqinj, ministrinë detyrë i Financave, Arben Ahmetaj ka folur për këtë vendim hsitorik.
Ahmetaj tha se ky është hapi i parë i zonës së pëtrbashkët ekonomike.
?Praktikisht sot, kjo pikë doganore është hapi i parë i zonës së përbashkët ekonomike, qoftë në logjikën e procesit të Berlinit, qoftë në logjikën e integrimit europian, qoftë edhe në logjikën e CEFTA-s ku jemi pjesëtarë dhe anëtarë.?-u shpreh ministri i Financave.
Deklarata e plotë:
Fjala e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë z. Arben Ahmetaj në ceremoninë e inaugurimit të pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit dhe Porto Romano
I nderuar z. Kryeministër Rama,
I nderuar z. Zv/kryeministër Limaj,
I nderuar Ministër Hamza,
Praktikisht sot, kjo pikë doganore është hapi i parë i zonës së përbashkët ekonomike, qoftë në logjikën e procesit të Berlinit, qoftë në logjikën e integrimit europian, qoftë edhe në logjikën e CEFTA-s ku jemi pjesëtarë dhe anëtarë.
Hapja e zyrës doganore të Kosovës në portin e Durrësit është një projekt që nisi në vitin 2016, si një hap më tej në vazhdën e një sërë nismash reciproke që do ta çonte në një nivel të ri bashkëpunimin midis dy vendeve tona, në favor të lehtësimit, nxitjes së shkëmbimeve tregtare dhe thjeshtimit të procedurave për operatorët ekonomikë të të dy vendeve.
Përgjatë tre viteve të fundit, ne punuam me intensitet për ta shtyrë përpara dhe jetësuar këtë projekt sa ekonomik, aq edhe kombëtar, dhe pse më duhet të them se ishte në vetvete një sfidë jo vetëm teknike. Ndaj, sot jam i lumtur që pas tre vitesh projekti ynë i atëhershëm është fakt.
Nga sot Kosova ka pikën e saj doganore në portin e Durrësit, ndërsa operatorët në të dyja anët e kufirit, jam i bindur, fillojnë menjëherë të prekin lehtësimin e procedurave, shkurtimin e kohës dhe të kostove të lidhura me procedurat doganore.
Me ngritjen e zyrës doganore të Kosovës në portin e Durrësit dhe në Porto Romano bëhet njohja reciproke e përfaqësuesve, deklaruesve të të dy vendeve në procedurat e deklarimit në sistemet respektive doganore, duke afruar kështu një standard të ri zhvillimi dhe lehtësimi të sistemeve të deklarimit në doganë, nxitja e mëtejshme e lehtësive tregtare ndërmjet dy vendeve, nën atë kuadër që unë iu referova në momentin e parë të fjalës sime.
Ndërkohë, do të kryhen analiza të përbashkëta të riskut, duke ngritur në një nivel më të lartë shkëmbimin e informacionit ndërmjet dy administratave në kohë reale, që padyshim do të ketë një impakt të shtuar në drejtim të rritjes dhe të sigurisë. Do të kryhen kontrolle të përbashkëta duke fuqizuar në këtë mënyrë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave, duke marrë praktikat më të mira të operimit të standardeve të punës të secilës palë.
Grupet e përbashkëta të punës të dy administratave doganore kanë hartuar ndërkohë planin operativ të përbashkët mbi zbatimin e procedurave tranzit për mallrat me destinacion Republikën e Kosovës.
Së fundmi, dua të ndaj me ju që viti 2018 që lamë pas, ishte një vit jashtëzakonisht shumë i mirë për të dyja vendet, qoftë nga ana ekonomike, qoftë nga ana fiskale. Për vitin 2018, volumi tregtar i shkëmbimeve me Kosovën ka qenë 1,220,885 ton, me një vlerë 36 miliardë lekë ose 281 milionë euro, nga 219 milionë euro që ka qenë viti 2017, pra me një rritje prej 50 mijë ton në volum dhe 62 milionë euro në vlerë.
Sipas statistikave të shkëmbimeve tregtare, volumi i importeve të mallrave me origjinë nga Kosova për vitin 2018 ka qenë 194 mijë ton ose 6 % më shumë se sa një vit më parë, ndërsa volumi i mallrave të eksportuar drejt Kosovës gjatë vitit 2018 ka qenë në masën 1,026,270 ton, me një vlerë prej 27 miliardë lekë ose 211 milionë euro.
Këta tregues zënë një peshë specifike, 26% të totalit të eksporteve tona, një ndryshim tejet cilësor ekonomik dhe politik, më duhet të them.
Jam i bindur, se me funksionimin e zyrës doganore të Kosovës në portin e Durrësit dhe në Porto Romano, dhe vazhdimin e thjeshtimit të procedurave doganore por dhe njohjes së ndërsjellët të certifikatave dhe reduktimin e dokumenteve që kërkohen nga operatorët ekonomikë, do të kemi një reflektim, uroj sa më të shpejtë, dhe në shifra, të rritjes së mëtejshme të shkëmbimeve.
Faleminderit dhe suksese!/CNA.al
Duke folur në lidhje me çështjen e Ministrisë së Jashtme, is...
Ish-presidenti, Bamir Topi ka komentuar situatën e krijuar m...
Gazetari, Artan Hoxha nga studio e Report Tv ku ka folur rre...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar se nuk ka një ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar se ku ka qëndr...
Tanimë e kthyer në traditë, edhe sivjet festat e fundvitit e...
Ndërsa ka zbuluar detaje në lidhje me dorëzimin e Klement Ba...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaj...
Avokati i Klement Balilit, Theodhori Sollaku ka treguar arsy...
I ashtuquajturi “baroni i drogës”, Klement Balili, më në fu...
Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur të tjera detaje në lidhje m...
Sot, Klement Balili, u është dorëzuar organeve të drejtësisë...
Përtej asaj që thuhet në media dhe aludimeve të shumta në po...
Një ndër njerëzit më të kërkuar në Shqipëri, më në fund ka p...
Para se ta dorëzohej Klement Balili ka dhënë një intervistë,...
Klement Balili, i shumëkërkuari nga autoritetet shqiptare ës...
Kryeministri Rama ditën e djeshme ka hedhur një tjetër sulm ...
Çështja e të shumëkërkuarit prej më shumë se dy vitesh për t...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka reaguar në lid...
Në Shqipëri, një nga emrat më të lakuar të botës së krimit, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...