web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmërimi i fortë i Bashës/ Vendi drejt një konflikti civil

12 Janar 2019, 12:30, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat mesditen e sotme, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama.

Kreu i opozitës akuzoi Ramën se ka urdhëruar ndërprerjen e ngrohjes dhe heqjen e ushqimit për studentët e ngujuar.

?Rama ka urdhëruar ndërprerjen e ngrohjes, heqjen e ushqimit për studentët e ngujuar si dhe ka urdhëruar të dhunojnë studentët. Kjo është shkelje e ligjit vetëm me urdhër të Ramës. Deklarata e djeshme e Lleshajt është papërgjegjshmëri.?-tha Basha.

Më tej, kreu i PD tha se nisur nga situata me të cilën po përballet tani, vendi po shkon drejt një konflikti civil.

?Jemi i vetmi vend në Europë dhe Botë ku policia është futur në ambjente universitare ku studentët po protestojnë më ligj.

Ligji për arsimin e lartë e thotë qartë se ndërhyrja e policisë bëhet me kërkesë të titullarit cënimi i paprekshmërisë ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. I bëj thirrje prokurorisë të hetojë.Me heshtjen e saj ajo po provon se është bashkëfajtore me falangat kriminale të një të marri që ka udhëruar dhunimin e studentëve. Mbështetje totale për cdo veprim të studenvte të kërkesave të tyre të drejta, opozita do vijojë të mbrojë të drejtën e studentëve. Kjo shkelje flagrante e ligjit po shtyn vendit drej një konflikti civil. Pasi kanë vjedhur e zhvatur paratë e prindërve, të taksapaguesve të infrastrukturës tani po dhunojnë edhe fëmijët.?-deklaroi Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga