web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

11 janari “e premtja e zezë”/ Berisha: U cënua Kushtetuta

12 Janar 2019, 12:02, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur e ?premte e zezë? për shqiptarët ditën e djeshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se data 11 janar 2019 për Shqipërinë është dita kur cënohet Kushtetuta.

?Xhelati i lirise akademike pushtoi Universitetin! Dita e djeshme në rrafshin e lirive themelore, lirisë akademike, kushtetutës që i garanton ato dhe ligjeve te tjera te vendit, do shënohet si e premtja e zezë e Shqipërisë!

Data 11 janar e vitit 2019 do të mbetet në historinë e kombetare si e premtja e zezë, si dita në të cilën, ne dhunim flagrant të Kushtetutes dhe ligjeve te vendit,?-shkruan Berisha.

Më tej, Berisha ka sulmuar kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa ju ka dhënë të drejtë studentëve.

?Me kete akti kriminal, diktatorial te pashembullt, te urdheruar nga bastardi i xhelateve te diktatures hoxhiste Edvin Kristaq Urrejtja, jo vetem jane dhunuar e goditur barbarisht studente, djeme dhe vajza, qe me protesten per te drejtat e tyre legjitime po u bien brireve te shpreses dhe drejtesise sociale per mbare shqiptaret, por liria akademike eshte zevendesuar me diktaturen policeske.?-thotë ai.





Lajmet e fundit nga