web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ahmetaj bën bilancin/ Vendi ynë ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon

4 Janar 2019, 11:41, Aktualitet CNA

Ministri në detyrë i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në një bashkëbisedim me gazetarët ka bërë sot një bilanc të vitit 2018.

Ahmetaj theksoi se viti 2013, kohë kur e majta erdhi në pushtet, ishte ?lugina e erret? e ekonomisë, ndërsa tashmë vendi ynë ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon.

?Rritja ekonomike, shifrat nuk i sfidoni dot. Papunësia ne nivelin me te ulet historik, 12.2%?. Kemi shumë për të bërë, ka shumë punë për të luftuar varfërinë. Por e kemi lënë pas vitin 2013. Konsumi qytetar ka ardhur duke u rritur?, tha Ahmetaj.

Gjithashtu Ahmetaj tha se qeveria ?Rama2? nuk krijoi borxh të ri. ?Qeveria ?Rama 2? nuk krijoi borxh të ri, por lehtësoi qytetarët nga borxhi. Unë jam krenar edhe për këtë shifër, që është reformë?, pohoi ai.





Lajmet e fundit nga