web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fillon seanca plenare/ Opozita bojkoton sërish

3 Dhjetor 2018, 10:08, Aktualitet CNA

Parlamenti i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plenare, ku pritet të miratohet edhe buxheti i shtetit për vitin 2019. Ndërkohë, opozita vijon bojkotin që prej nisjes së këtij sesioni parlamentar.

Në rendin e ditës së seancës së sotme është diskutimi i buxhetit, por edhe disa marrëveshje. Në renditen e ditës sot nuk është përfshirë dekreti i Presidentit Meta për Vitore Tushën, të cilën e propozoi në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ndërkohë që të mbartura nga sesioni i kaluar janë projektligjet për magjistratët dhe Kodi Rrugor. Në seancën e kaluar jashtë Kuvendit u zhvillua një protestë nga banorët e Unazës së Re, e cila përfundoi me 15 policë të plagosur.





Lajmet e fundit nga