web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Buxheti 2019, debate në grupin e PS-së/ Braçe luftë me Ahmetajn

3 Dhjetor 2018, 09:40, Aktualitet CNA

Kuvendi pritet të mblidhet sot, kun ë rend site është edhe miratimi Buxhetit të Shtetit për vitin 2019. Pavarësisht se ky projektligj i rëndësishëm do të kalojë për votim, opozita sërish nuk do të jetë pjesë e seancën plenare, ndonëse maxhoranca i bëri thirrje që të jetë e pranishme.

Por, nga ana tjetër ?Buxheti 2019? ka shkaktuar debate edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.

Para fillimit të seancës plenare, socialistët kanë mbledhur grupin parlamentar, ku sërish kreu i Komisionit të Ekonomisë, deputeti Erjon Braçe ka dalë kundër kreut të Financave, Arben Ahmetaj.

Braçe kërkon tërheqjen e qeverisë nga disa dhe ka propozuar që pagat deri në 40 mijë lekë, të mos tatohen.

Ndërkohë, ministri i Ekonimisë dhe Financave, Arbën Ahmetaj nuk tërhiqet dhe nuk pranon të ketë përjashtime./ CNA.al





Lajmet e fundit nga