web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I quajti shpellarë/ Banorët e ‘Unazës së Re’ i përgjigjen dhëmb për dhëmb Veliajt

13 Nëntor 2018, 17:49, Aktualitet CNA

Banorët e ? Unazës së Re? kanë vijuar protestat kundër prishjes së banesave të tyre edhe gjatë pasdites së sotme.

Mësohet se prej 20 minutash, ata kanë bllokuar Unazën nga të dyja krahët duke mos lejuar makinat të qarkullojnë.

Gjithashtu këta banorë u kanë vënë zjarrin edhe disa gomave në asfalt duke shkaktuar flakë e tym.

Me pankarta në duar dhe me thirrjet ?Jemi qytetarë nuk jemi shpellarë si dhe poshtë hajdutët?, – ata kanë kërkuar që shtëpitë e tyre mos të shkatërrohen.

Me këto pankarta këta banorë i janë kundërpërgjigjur kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjatë paradites së sotme tha se disa shpellarë po protestojnë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga