web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aktori i famshëm e gjen shtëpinë shkrumb e hi: “Kjo është zemërthyese”

12 Nëntor 2018, 11:12, Lifestyle CNA

Ai është vetëm një nga personat e prekur nga zjarri që përfshiu Kaliforninë. Aktori i njohur hollivudian, Gerard Butler, tregoi se shtëpia e tij është bërë shkrumb e hi.

Butler postoi një foto të dielën duke treguar shtëpinë e tij të djegur në Malibu. Ai tha se kjo është situata që gjeti pasi u evakuua nga zona, si shumë yje të tjera dhe e cilësoi si një ?periudhë zemërthyese? për vendin.

?Kam ardhur në shtëpinë time në Malibu pas evakuimit. Jam i frymëzuar nga guximi, shpirti dhe sakrifica e zjarrfikësve tanë. Faleminderit!?, shkroi Butler në përshkrimin e fotos.

Gerard Butler gjithashtu filmoi veten duke ecur përreth rrënojave, ndërsa tregoi se gjysma e shtëpisë së tij është zhdukur.

LEXO EDHE:  Zjarri shkrumbon një banesë private

Zjarret në Kaliforni detyruan 250 mijë persona të braktisnin shtëpitë e tyre dhe qindra prej tyre nuk i mbijetuan fatkeqësisë. Policia konfirmoi se numri i të vdekurve ka arritur më shumë se 30 vetë.





Lajmet e fundit nga