web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

1 miliardë dollarë në 85 sekonda, kompania kineze arrin rekord me shitjet online

12 Nëntor 2018, 12:53, Lifestyle CNA

Një rekord i ri shitjesh është vendosur ditën e sotme nga gjiganti i tregtisë ?online?, ?Alibaba?.

Faqja e madhe ka njoftuar një ulje që niste nga dita e sotme e kjo ka bërë që në ditën e beqarëve shitjet të arrijnë numër rekord.

Kështu  kompania kineze ka arritur të fitojë 1 miliard dollarë nga shitjet në vetëm 85 sekonda dhe më pas vijoi me 10 miliardë dollarë në orën e parë.

Cmimet  ?online? ulen në ditën e beqarëve dhe kjo është një traditë e nisur që nga viti 2009.

Festivali i shitjeve parashikohet të mbledhë mbi 32 miliardë dollarë këtë vit, sipas një raporti të fundit.

Eventi nisi të shtunën me një festë gala, në të cilën merrnin pjesë këngëtarja amerikane Mariah Carey, një imituese japoneze e Beyonce dhe pati edhe një performancë e ?Cirque du Soleil?.

?Alibaba? e krijoi Ditën e Beqarëve si një antitezë për ditën e Shën Valentinit. Tani, ajo është dita e shitjeve më të mëdha ?online? në botë dhe totali i vitit të kaluar linte pas shifrat e bëra bashkë të së premtes së zezë apo të hënës kibernetike, që po ashtu njihen si ditë kur kuletat zbrazen.





Lajmet e fundit nga