web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarri shkrumbon një banesë private

22 Nëntor 2017, 08:03, Aktualitet CNA

Një banesë private është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në Shkodër, në afërsi të shkollës së mesme ?Oso Kuka?.

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar.

Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit askush nuk ishte brenda banesës, pasi dy fëmijët sapo ishin nisur në shkollë dhe nëna e tyre ndodhej jashtë.

Zjarri mendohet se ka ardhur nga një pakujdesi, dyshohet se e zonja e shtëpisë mund të ketë harruar ndonjë prej pajisjeve elektrike ndezur. Tre zjarrfikëse dhe dhjetëra efektivë kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët, por shtëpia është djegur totalisht në 3 dhomat e saj.

Një grua në moshë të re kishte me qira banesën dhe fatmirësisht të gjithë familjarët kanë shpëtuar.

Zjarrfikëset po ndërhyjnë nga të gjitha anët e shtëpisë për të shuar flakët./ CityNews





Lajmet e fundit nga